Eko Higjiena

Abazi: Haziri i akomoduar në dështimin e tij

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së thotë për rajonipress se Lutfi Haziri as pas nëntë muajve që kishte ardhë në krye të komunës më të madhe në Kosovë, e që kishte ardhur në krye të saj mbi bazën e premtimeve, ku takonte të pakënaqur e u premtonte gjithçka nuk ka shënuar ndonjë rezultat që duhet të mbajnë mend gjilanasit.

Haziri premtoj transparencë, depolitizim të shkollave e administratës kurse sot i kemi drejtor shkollash, militant partiak. “Sot kemi dhjetëra njerëz me kontrata në vepër nëpër komunë, derisa ka vendosur kushëririn e tij edhe në kabinet të kryetarit të komunës “pa rrogë” sikur Gjilani të jetë në epokën qeverisëse të fiseve”. Kështu shprehet Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së në Gjilan, raporton rajonipress.

Abazi tha se ky kryetar herët i futi duart edhe në tender, pavarësisht se pati premtuar transparencë në këtë punë.”Edhe më keq kur dihet fakti se në fushatë premtonte për komunitetin e biznesit që askush s`do të mund të marrë punë në Gjilan, e sot shikoni që ka disa punëkryes që s`kanë lidhje me Gjilanin”.

Eco Higjiena

Abazi thotë se kreu i komunës po tenton t`i kamuflojë disa suksese, duke përuruar projekte të qeverisë së kaluar.”Anipse i përuron, por duhet tu tregojë njerëzve që nuk janë projekte të tij, dhe asgjë serioze deri sot nuk e mbanë vulën e sukseseve të tij. Po tenton të duket i suksesshëm me lumin “Mirusha”, e po harron se ky projekt është nën përkujdesjen e vet Hashim Thaçit si edhe fondet shumicë janë të qeverisë qendrore”.

Abazi duke ironizuar thotë se ky njeri (Luta), as pas nëntë muajve s`ka arritur ta kuptojë që duhet të jetë praktikë e pragmatik, dhe të krijojë zgjidhje për njerëzit e zakonshëm, e jo të kamuflojë çdo gjë.”Urojë që kryetari të zgjohet shpejt nga kllapia e të fillojë të punojë për të mirën e njerëzve më të mirë të Kosovës, gjilanasve” tha Abazi shef i grupit të PDK-së në Gjilan./rajonipress/