Abazi: Gjilani Komuna më jo – transparente në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ne nuk frikësohemi, përkundrazi jemi aty për të kryer obligimin tonë politik e qytetar. Deri tani mund të themi se Komuna e Gjilanit është komuna më jo transparente në Kosovë pikërisht për shkak të mungesës së guximit të pushtetit për të debatuar me opozitën tha Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së.

Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së nuk e ka duruar deklaratën e Valentina Bunjakut Rexhepit se nuk do ta tolerojë opozitën (PDK) që të luaj me nervat e institucionit që ajo drejton, raporton rajonipress.

UBT

Abazi e ka përkujtuar kryesuesen e Asamblesë se Kuvendi Komunal duhet t`i kalojë primitivizmat e të kthehet në shërbim të njerëzve të zakonshëm.”Kuvendi nuk duhet të jetë vetëm një mekanizëm për votim, Kuvendi parasegjithash duhet të jetë një vend i ndeshjes së ideve dhe mendimeve. Nëse Kuvendi ndalon debatin e lirë, do të shndërrohet në institucion marionetë të një diktature moderne, çfarë po pretendon ta funksionalizojë qeverisja e LDK-së në Gjilan” tha Abazi.

Abazi thotë se gjuha e kërcënimeve nuk i shërben demokracisë, kjo gjuhë na drejton kah Lindja dhe jo kah perëndimi.”Thirrja jonë është përtej politikës klasike të urrejtjes ndërpartiake, është thirrje për debat të shëndoshë e parimor. Ne nuk frikësohemi, përkundrazi jemi aty për të kryer obligimin tonë politik e qytetar. Deri tani mund të themi se Komuna e Gjilanit është komuna më jotransparente në Kosovë pikërisht për shkak të mungesës së guximit të pushtetit për të debatuar me opozitën” tha Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së./rajonipress/