Abazi e Nevzati kërkojnë prezencën e Lutfi Hazirit në punimet e Kuvendit
Gjilan – Sahit Abazi dhe Bujar Nevzati nga PDK-ja kanë kërkuar që Lutfi Haziri të jetë i pranishëm në debatin rreth raportit nëntë mujor të kryetarit Haziri. Bujar Nevzati tha se kryetari i komunës gjithmonë po mungon sepse nuk guxon të ballafaqohet me këshilltarët komunal. Raporti i kryetarit ka shumë të meta, atëherë cila është logjika që kryetari po mungon. Komuna e Gjilanit edhe ashtu qe dy vite është pa kryetar sepse ai vazhdimisht po mungon. Komuna është pa udhëheqje dhe pa kryetar tha Nevzati.
Sahit Abazi në fillim të seancës ka kërkuar sqarime për të futur si pikë të veçantë gjendjen në arsim. Abazi tha se përurimi i sallës ka qenë i pa nevojshëm, një investim që nuk ia vlen. “Kjo sallë është shumë e vogël sepse ne kemi pasur sallën më të mirë në rajon. Në sallën e re nuk ka të vendosur asnjë hero të luftës së fundit, mungon Abdullah Tahiri, Agim Ramadani, Alban Ajeti, Tefik Zymberi, Hanumshahe Zymberi” tha Abazi.
Abazi tha se është e domosdoshme që të vije Lutfi Haziri në sallë.
Kurse, Valentina Bunjaku Rexhepi tha se nuk do ta presim kryetarin e komunës sepse ai është duke nënshkruar një kontratë shumë të rëndësishme e që është për interes të qytetit të Gjilanit.
Sahit Abazi gjithashtu ka ndërhyrë dhe ia ka tërhequr vërejtjen Valentina Bunjakut se po shndërrohet në zëdhënëse të komunës dhe të kryeartit Haziri. “Unë zyrtarisht kërkova që të jetë prezent kryetari i komunës. Ai duhet të qëndrojë mbrapa raportit. Ne do ta presim edhe një ditë kryetarin sepse debati me të është i domosdoshëm”.
Edhe, Bujar Nevzati tha se duhet ta presim kryetarin e komunës. “Kryetari i komunës gjithmonë po mungon sepse nuk guxon të ballafaqohet me këshilltarët komunal. “Raporti i kryetarit ka shumë të meta. Cila është logjika që kryetari po mungon. Komuna e Gjilanit edhe ashtu qe dy vite është pa kryetar sepse ai vazhdimisht po mungon. Komuna është pa udhëheqje dhe pa kryetar” tha Nevzati.
Sërish është përgjigjur Valentina Bunjaku.”Agjenda e kryetarit është e ngjeshur”.
Kurse Arben Mehmeti tha se propozimi i PDK-së është shumë jo serioz sepse janë zëvendësit e kryetarit këtu. “Janë të gjithë drejtorët këtu dhe nuk ka mungesë të njerëzve përgjegjës. Kryetari ka punë shumë më të mëdha e më të rëndësishme se sa diskutimet tona këtu” u shpreh Abazi./rajonipress/


