United Hospital

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se kryetari i sapozgjedhur, Dimal Basha, është diagnoza e sëmundjes së kreut të VV-së, Albin Kurtit.

Sipas Abazit, Kurti nuk lejon që edhe një politikan si Glauk Konjufca të bëhet kryetar kuvendit që të mos e përcjell agjendën e tij.

“Për të, duhet zgjedhur një personalitet që nuk mbledh pas vete përkrahje të deputetëve, nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për ta ngjallur debatin brenda grupit parlamentar të VV-së dhe mendoj se ka qenë mendimi që Dimalin s’do ta votojë opozita, do të mbetet në pozitën e ngurtë drejt tij dhe befasisht opozita bëri një lëvizje nga pozicioni”.

United Hospital

“Mua më dhimbet Dimali që i ka hy këtij akrobacioni politik, pasi mendoj se goditjet më të rënda dhe të shpeshta do të vijnë nga makineria pasi ai nuk mund të lejohet as të fillojë ta kryej punën e tij, përderisa agjenda e Kurtit është sabotimi i krijimit të institucioneve të vendit”, tha Abazi në Edicionin Special në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se për të, kuvendi është i vdekur derisa Kurti e monopolizon veprimtarinë dhe funksionimin e kuvendit.

“Kjo është arsyeja që atij i duhen sa më shumë servilë e të pa kurriz në grupin parlamentar që nuk e vënë asnjëherë në pikëpyetje se a është duke shkuar në drejtimin e duhur debati demokratik dhe funksionimi i komisioneve të parlamentit”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.