Mobi Casa

AAK: Vlerësimi i DASH-it për korrupsionin endemik në Kosovë, tepër shqetësues

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Departamenti Amerikan i Shtetit, edhe një herë vlerësoi, se kjo qeveri e korruptuar në Kosovë po shkel të drejtat e njeriut, përmes aferave të shumta korruptive të pandëshkuara

“Korrupsioni endemik qeveritar dhe i sektorit privat, dhe mungesa e ndëshkimit të akteve korruptive mbetet një problem i rëndësishëm i të drejtave të njeriut”, ka shkruar qartësisht Raporti i DASH-it për të Drejtat e Njeriut, për Kosovën në vitin 2015.

Padyshim një cilësim kaq i ashpër nga SHBA-të, i nxjerr krejt të pakuptimta phimet e zyrtarëve qeveritar, se qeveria e Kosovës nuk ka asnjë skandal korrupsioni.
Sikurse ka shkruar DASH, “ligjet mundësojnë ndëshkimin e korrupsionit, por Qeveria nuk ka zbatuar efektivisht ligjin, dhe korrupsioni mbetet një problem serioz. Mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe, në përgjithësi, dobësitë në sundimin e ligjit, kanë kontribuar në këtë problem”.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është e përkushtuar që të zhbëjë korrupsionin në Kosovë, duke vendosur mekanizma institucional të specializuar për të luftuar këtë kancer në qeverinë e Kosovës.

FIDANISHTJA

Aleanca, me programin e saj, synon të themelojë Byron Nacionale të Hetimeve, që do të jetë mekanizëm i sistemit të drejtësisë penale të Republikës së Kosovës, i vendosur te Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të jetë i specializuar për të hetuar krimet; do të ketë homologun e vet në Departamentin e Hetimeve në Policinë e Kosovës, që do të të ketë emër të ngjashëm – Policia BNH; si dhe në sistemin gjyqësor – Departamenti Gjyqësor për Rastet Penale nën Juridiksionin e BNH-së. BNH do të jetë përgjegjëse për luftimin e terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivel të lartë.

Duke qenë të ballafaquar me një Qeveri të cilën Departamenti Amerikan i Shtetit e cilëson si të zhytur në “korrupsion endemik qeveritar”, Aleanca e ka të qartë se zëri i qytetarëve do të dëgjohet përmes protestave masive dhe paqësore qytetare.

Korrupsioni endemik qeveritar është edhe një arsye e rëndësishme për protestën masive të 14 majit 2016, e cila do të mbahet në Prishtinë, duke filluar në orën 14:00./indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.