GRANDEMALL

AAK: Velekinca fuqishëm në përkrahje të Rexhep Kadriut, 2017-a përmbysë bastionet e mëhershme

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, mbajti tubim me qytetarë të Velekincës dhe lagjes së “Vishnjeve”. Në këtë tubim madhështorë u bë prezantimi i dy kandidatëve nga këto dy lokalitete që garojnë për asamble komunale nga radhët e AAK-s, Sami Lakna dhe Suzana Krasniqi. 

Dy kandidatët u zotuan para qytetarëve se pas 22 tetorit, Velekinca dhe lagjja e Vishnjeve do të frymojnë ndryshe, sepse nuk do të ndodhin selektime në investime këtu siç ka ndodh deri sot. Qytetarët janë të barabartë pavarësisht bindjeve politike.

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga AAK-ja, Rexhep Kadriu, pasi përshëndeti të pranishmit në këtë tubim tha se ndihem mirë që shoh aq shumë njerëz që e duan Gjilanin ndryshe. “Sinqerisht, po ndihem mirë si kurrë më parë kur shoh aq shumë qytetarë që po i bashkohen rrugës së ndryshimit që ka nisë në Kosovë e po përkrahet fuqishëm edhe në Gjilan. Qytetarët kurrë nuk kanë qenë më të gatshëm sesa sot me ndryshua Gjilanin, sepse tani kanë alternativë, ngase ne ua kemi ofrua. Asfalti nuk do të jetë më temë. Projekti ynë ka me hapë vende të reja pune, madje me mijëra”, tha Rexhep Kadriu. Gjilani ka vendos me ndryshua qeverisjen, sepse nuk po pranon të vazhdoj të jetë komunë e pazhvilluar. “Gjilani e ka nda mendjen me i thënë JO kandidatëve që nuk e dinë çka i duhet Gjilanit, sepse nuk kanë informacione për problemet dhe kërkesat që kanë gjilanasit, për shkak se nuk ka mundësi të marrësh informacione nëse Gjilanin e viziton veç vikendeve ose edhe më rrallë”, përfundoi Kadriu./rajonipress/

GRANDEMALL

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.