GRANDEMALL

AAK u është përgjigjur të gjitha kërkesave të qytetarëve

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga struktura e tij, të martën ka qëndruar në Kishnapole, në tubimin e organizuar në kuadër të fushatës elektorale.

Në këtë tubim, morën pjesë edhe nënkryetari i AAK-së në nivel Qendror Ahmet Isufi, deputeti i Parlamentit të Kosovës Nijazi Idrizi dhe kandidatët për këshilltarë komunal, të cilët u pritën nga simpatizantë të Kishnapoles, që përkrahin kryetarin Kadriu.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë të kenë dritë, ujë, infrastrukturë, meritojnë të kenë një jetë të mirë, e këta që kanë qenë deri tani, shihet se duke na dëmtuar vetëm neve që jemi këtu në sallë, po i dëmtojnë edhe njerëzit e vet dhe krejt shtëpitë e Kishnapoles, duke i përfshirë edhe ata që ia kanë dhënë besimin. E unë jam shumë i sigurt se pas 3 nëntorit, Aleanca në krye me Rexhep Kadriun do ta udhëheqë Gjilanin së bashku me këshilltarët komunal, të cilët meritojnë që me punë t`i bëjnë ndryshimet”, ka thënë nënkryetari Ahmet Isufi.

Hidromorava

“Gjithmonë kam kërkuar ndryshimin, e këtë nuk e kam bërë për vete, por për ne. Këta njerëz që jetojnë këtu, meritojnë një përkujdes më të madh dhe vëmendje më të madhe. Ne kemi nevojë të ndryshojmë, të shohim në çfarë gjendje jemi, si mund t`i caktojmë prioritetet për veten tonë, si mund ta zhvillojmë këtë vend ma mirë dhe si mund të lidhemi më shumë me njëri-tjetrin për ta gëzua këtë vend edhe me mirëqenie sociale”, ka thënë deputeti Nijazi Idrizi.

“Ka gjashtë muaj që kemi hasur vazhdimisht në probleme, në vështirësi të mëdha. Ne i jemi përgjigjur të gjitha kërkesave të qytetarëve të drejtuara në zyrën tonë. Nuk jemi ndalur asnjëherë. Projekte të ndryshme dhe të shumta janë realizuar qdokund në komunë të Gjilanit, në të mirë të qytetarëve të Gjilanit. Nëse ky kryetar i komunës do të kishte dalë në teren për ta parë gjendjen, nuk do të kishte bërë investime marramendëse në dreka-darka, për telefon, e shpenzime tjera, por kishte investuar për qytetarin e Gjilanit”, ka thënë kryetari Kadriu thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.