ARKATANA

AAK themelon degën e saj edhe në Zhegër

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i AAK-së Dega në Gjilan Rexhep Kadriu, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi si dhe anëtarë të tjerë të AAK-së, gjatë ditës së djeshme kanë qëndruar në Zhegër, ku është themeluar dega më e re e AAK-së, në përkrahje të krijimit të komunës së Zhegrës.

Me këtë rast, kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, i cili ka përkrahur fuqishëm krijimin e Degës së AAK-së në Zhegër, ka thënë se AAK gjithmonë ka qenë dhe është për formimin e Zhegrës Komunë.

“Ne sot po marrim një hap shumë të rëndësishëm drejt këtij synimi dhe po japim shembullin më të mirë se AAK është themeluar për popull dhe do të jetë afër popullit gjithmonë”, ka shtuar kryetari Kadriu.

ARKATANA

Ideja për themelimin e Degës së AAK-së në Zhegër, si vullnet dhe dëshirë e kamotshme e kryetarit Ramush Haradinaj, është mbështetur fuqishëm nga Dega e AAK-së në Gjilan dhe nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi.

Përpos themelimit të Degës së AAK-së në Zhegër, kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi si dhe të tjerë, kanë vizituar familjen e heroit Agim Ramadani, në shenjë përkujtimi dhe respekti të veprës së madhe kombëtare. Ata thanë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të përkujtojë dhe vlerësojë gjithmonë gjakun e derdhur për lirinë që ne gëzojmë sot./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.