Hidromorava

AAK: Thaçi president, lajmi më i keq për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se votimi i sotëm i të ashtuquajturit Hashim Thaçi-president, është lajmi më e keq që ka mundur t’i vijë Kosovës në një ditë si kjo.

“Hashim Thaçi, ka bërë gabime të rënda në raport me interesat shtetërore të Kosovës, është identifikuar si njëri prej shkaktarëve të gjendjes së rëndë dhe krizës së thellë politike, ka nënshkruar një marrëveshje për kufirin që është agresion mbi territorin e Kosovës, ka sponsorizuar dhe negociuar një marrëveshje për Asociacionin që është agresion mbi rendin kushtetues të vendit, dhe si tillë ai jo vetëm se nuk mund ta përfaqësojë unitetin e popullit, por duhet të vihet para përgjegjësisë politike e penale”, thueth në njoftimin e AAK-së.

United Hospital

AAK, thotë se “si parti politike, si pjesë e Opozitës së Bashkuar dhe e frontit qytetar civil, do të vazhdojë që, krahas kundërshtimit të Qeverisë aktuale antikushtetuese, do ta kundërshtojë me vendosmëri edhe të ashtuquajturin president të votuar sot”.

“Ne i bëjmë thirrje gjithë popullit të Kosovës, votuesve të përgjegjshëm të të gjitha partive politike, shoqërisë civile dhe gjithë njerëzve vullnet mirë, të mos dekurajohen, por të jenë pjesë e një fronti gjithëpopullor kundër këtij pushteti kundërkushtetues, e të pa moral. Vullneti qytetar nuk do të mund të përmbyset nga asnjë klikë politike e pushtetit. Së bashku deri në fitore”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.