ARKATANA

AAK: Taksa prej 100% ndaj produkteve serbe, përgjigje adekuate ndaj agresivitetit serb kundër Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, e mbështetë fuqishëm vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e taksën prej 100% ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Jemi të vetëdijshëm se integrimi në Bashkimin Evropian bëhet më i lehtë atëherë kur ndërtohen raporte të mira ndërfqinjësore, dhe duke respektuar në përpikëri marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet palëve.

Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë, sepse Serbia përveç se nuk i ka respektua marrëveshjet e arritura me ndërmjetësim të BE-së, ka vazhduar me mendësinë e vjetër kundrejt Kosovës. Ashtu siç edhe e ka thënë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj se nuk është në dëshirën tonë kjo taksë, por jemi te detyruar ta bëjmë. Pra, Serbia asnjëherë nuk ka respektua marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve, madje ka vendosur edhe bllokadë tarifore për produktet e Kosovës, dhe agresiviteti i saj ndaj Kosovës, andaj institucionet e Kosovës ishin të detyruara të gjejnë forma për ta ndal këtë agresivitet të tyre.

ARKATANA

Ne, si degë e AAK-së, vlerësojmë se kjo është përgjigjja më e mirë ndaj Serbisë. Mendësia politike e shekullit të kaluar në Serbi, nuk e njeh gjuhën e mirëkuptimit e respektit, demokracisë e integrimit. Politika serbe, e njeh vetëm këtë gjuhë, atë të bllokadës. Andaj, bëjmë thirrje tek prodhuesit dhe bizneset vendore, ta mbështesim bashkërisht vendimin e qeverisë dhe të mos bien preh e shantazheve të mundshme nga Serbia. Ngritja e çmimeve, nuk i bënë nder shtetit, e dëmton seriozitetin institucional karshi kësaj teme, e thyen vullnetin qytetarë dhe dëmton xhepin e tyre thuhet në reagimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.