HW

AAK synon shtet të së drejtës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Riza Smaka, kryesues i Departamentit të Drejtësisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se AAK-ja synon ndërtimin dhe funksionalizimin e Kosovës, shtet të së drejtës.

Ai tha se për arritjen e objektivit në fjalë, kërkohet krijimi i infrastrukturës ligjore konsistente e koherente me legjislacionin e Bashkimit Evropian (BE), gjithnjë të përshtatur me rrethanat shoqërore-politike, kulturore, arsimore, tradicionale e historike të vendit tonë, Kosovës.

“Rrjedhimisht, infrastruktura ligjore e tillë, në sajë të institucioneve publike, të formuara konform me ligjin e aplikuar dhe të vullnetit dhe devocionit politik, do të implementohet me konsekuencë.

United Hospital

Aktualisht, në vendin tonë, rendi juridik, gjithnjë, nuk është i kompletuar sa dhe si kërkohet, e jo pak akte ligjore përmbajnë defekte onomoteknike, për ç’shkak, në Kuvend janë mbi 66 të tilla për modifikime, ani pse janë miratuar brenda këtyre viteve, në një anë, dhe një numër i konsiderueshëm i akteve ligjore nuk është miratuar”, tha Smaka. Sipas tij, Qeveria e Kosovës gjithnjë organizohet sipas nevojave partizane partiake dhe proporcionalisht me numrin e banorëve dhe sipërfaqen e vendit është kabineti qeveritar më kuantitativ (më i ngarkuar) në Evropë.

Ai tha se rrjedhimisht, edhe funksionaliteti i dobët i sistemit të drejtësisë dhe i administratës publike, në masë të konsiderueshme janë pasojë e infrastrukturës së tillë ligjore. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.