ARKATANA

AAK-së po i kushtojnë shtrenjtë largimet

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk i ka hiç mirë punët me kualitetin e përfaqsuesve në Kuvendin e Kosovës. Partisë së Ramush Haradinajt, së fundmi i kanë ikur dy figura mjaft të rëndësishme si Blerim Shala e Melihate Tërmkolli.

Ndërkaq gjatë kësaj jave, AAK-ja është përballur edhe largime të tjera të disa përfaqesuseve të degëve në Prishtinë.
Këto largime analistët politikë i vlerësojnë si humbje të mëdha për një parti të vogël siç është AAK-ja, duke thënë se largimet e tilla e dobësojnë shumë pozicionin e AAK-së në Parlament.

Analisti Artan Muhaxhiri në një prononcim për Indekonline, vlerëson se problemet aktuale të AAK-së, vijnë si pasojë e gabimeve që i ka bërë kjo parti gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit parlamentare, duke theksuar peshën e madhe që kishin në parlament deputetët Blerim Shala e Melihate Tërmkolli.

“Largimi i Blerim Shalës dhe Melihate Tërmkollit nga Grupi Parlamentar e ka vështirësuar edhe më shumë pozicionin parlamentar të AAK-së. Problemet aktuale të AAK-së janë rezultat i gabimeve që i ka bërë në fushatën e zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Duke e ditur mënyrën në të cilën koordinohet ‘mbledhja e votave’ në Kosovë, ka qenë i çuditshëm vendimi që në zgjedhjet e 8 qershorit të mos përkrahen mjaftueshëm në terren disa nga figurat më të rëndësishme të saj, për shembull Ardian Gjini, i cili ka qenë deputeti kryesor i AAK-së në legjislaturën e kaluar”, ka thënë Muhaxhiri për Indeksonline.

ARKATANA

Ai megjithatë thotë se në aspektin politik janë të pakuptueshme arsyet për të cilat ka ndodhur një gjë e tillë, pasi kësisoj më së shumti ka pësuar vetë AAK-ja, e cila tash nuk e ka kualitetin e përfaqësimit në Parlament siç e kishte paraprakisht.

Por sipas Muhaxhirit, prezenca e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, mund të kompensoj deri diku mungesat e deputetëve Shala e Tërmkolli, mirëpo, ai thekson se një lider partie nuk mund të jetë pragmatik karshi punëve të përditshme.

“Natyrisht se prezenca e Ramush Haradinajt në Parlament i kompenson deri diku këto mungesa, mirëpo Haradinaj është lider i partisë dhe nuk merret me punë të përditshme pragmatike”, ka thënë Muhaxhri.

Analisti Muhaxhiri ka shpjeguar se pse përfaqësimi i dobët në Parlament mund ta dëmtoj një parti më të vogël siç është AAK-ja.
“Partitë e mëdha si PDK dhe LDK mund t’ia lejojnë vetes komoditetin e mospërfshirjes së ndonjë politikani të rëndësishëm në grupin parlamentar, pasi kanë numër të madh të deputetëve, mirëpo te partitë e vogla një gjë e tillë ka ndikim të jashtëzakonshëm pasi pesha individuale e deputetëve është pakrahasimisht më e madhe dhe më e vlefshme”, ka thënë Muhaxhiri./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.