AAK-së në Gjilan i bashkohen dy ish ushtar të UÇK-së

Gjilan – Me bindje të plotë për ndryshim, për sovranitet e zhvillim, për vizion të qartë për të ardhmen, dhe duke besua fuqishëm në Ramush Haradinaj, njeriun më besnik ndaj popullit e shtetit, Mehmet Rashiti nga Llashtica, e Ilaz Ahmeti nga Zhegoci, ish-ushtar i UÇK-së, iu bashkuan aleancës, gjithnjë të bindur në fitoren e madhe të koalicionit që rikthen dinjitetin, shpresën, motivin e qytetarëve për jetë në vendin e tyre, dhe besimin për të ardhmen e përbashkët ka thënë Rexhep Kadriu.
Me Ahmet Isufin dhe shefin e Shtabit Zgjedhor, Nazim Gagica, i dëshiruam mirë se ardhje anëtarëve më të rinjë të aleancës, gjithnjë duke besuar në fitoren e tetorit, muaj i cili Kosovës i sjell siguri, stabilitet, qëndrueshmëri dhe ruajtje të vlerave më sublime.
Kosovën shtet 100%, e duan të gjithë, por vetëm njëri na dëshmoi se mund ta bëjë ka shkruar Kadriu./rajonipress/