UBT

AAK rregullon rrugën “Vëllezërit Maliqi”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pavarësisht motit me shi, aktiviteti i AAK-së nuk pati të ndalur as të dielën. Një numër i aktivistëve të degës së AAK-së në Gjilan së bashku me kryetarin Rexhep Kadriu, vazhduan kontributin e tyre për qytetarët e Gjilanit, duke rregulluar kështu rrugën “Vëllezërit Maliqi”.

Kjo rrugë, e cila gjendet në zonën e dytë të qytetit, ishte lënë pas dore nga pushteti komunal, pavarësisht kërkesave dhe nevojave të banorëve të kësaj lagje, për rregullimin e saj.

KKGJILAN

Dega e AAK-së në Gjilan, bazuar në baza krejtësisht vullnetare të kryetarit Rexhep Kadriu, të dielën rregulluan këtë rrugë me gjatësi 2 km, duke premtuar se do të rregullohen të gjitha ato rrugë, të cilat janë bërë pothuajse të pakalueshme, përderisa instancat përgjegjëse komunale, nuk po i marrin masat e duhura, ashtu siç do të duhej të vepronin, në përmbushjen e kërkesave të qytetarëve.

Disa nga banorët e kësaj lagje, të cilit kishin dalur për të ndihmuar këtë iniciativë të degës së AAK-së në Gjilan, përkrahën kryetarin Kadriu dhe falënderuan atë për kujdesin e treguar. Ata thanë se tashmë ka ardhur koha që qyteti ynë të qeveriset nga njerëz përgjegjës dhe të përkushtuar për një të ardhme më të mirë për gjilanasit./rajonipress/