Eko Higjiena

AAK: Rexhep Mala e Nuhi Berisha, ndër figurat më të ndritura të qëndresës sonë kombëtare

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Përpjekjet e shqiptarëve për liri e bashkim kombëtar, historikisht kanë nxjerrë figura të shquara intelektuale, patriotike e luftarake ndër shqiptarët. Këto përpjekje, ilegale dhe shpesh edhe sheshazi, e kanë pasuruar me emra të mëdhenj historinë e kombit shqiptar. Në mesin e këtyre emrave të mëdhenj, meritueshëm bëjnë pjesë edhe Rexhep Mala e Nuhi Berisha, dy shqiptar me shpirt liridashës që përjetësuan emrat e tyre në historinë e kombit, duke zënë vendin e merituar në altarin e lirisë.

Në të ftohtin e janarit, në natën ndërmjet datave 11 e 12, të vitit 1984, Rexhep Mala e Nuhi Bersisha ranë heroikisht në përleshje me forcat e regjimit famëkeq serb, në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë. Të dy këta heronjë, u bënë shembull që motivoi shumë të rinjë e të reja të ndjekin rrugën e tyre për liri. Sakrifica e tyre, u shndërrua në këndellje të përgjithshme qytetare, duke qenë të bindur se pa përpjekje e luftë, pa aktivizim gjithëpopullor, nuk ka mundësi të fitohet liria.

RCCOLA

Të gjitha proceset e mëpastajme në Kosovë, ishin vazhdimësi e vizionit dhe përpjekjeve të Rexhep Malës, Nuhi Berishës e shumë emrave të tjerë ndër shqiptar. Lavdi jetës dhe veprës së heronjëve e dëshmorëve të kombit thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/