Fundamenti

AAK refuzon të votojë kandidatët e Listës Serbe, Kadrijaj: Kurti po e mban peng Qeverinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas një muaji pushim, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish të premten në tentimin e gjashtëdhjetë për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Të zgjedhurit e popullit para vetes kanë vetëm një pikë në rend të ditës: zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Gjykata ka thënë se Kuvendi nuk është konstituuar, ndërsa ka dhënë 12 ditë afat për deputetët që të përfundojnë procesin e konstituimit.

Indeksonline ka kontaktuar deputetën e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj për të mësuar qëndrimin e kësaj partie lidhur me seancën e nesërme.

FIDANISHTJA

Kadrijaj për Indeksonline ka deklaruar se AAK-ja nuk voton asnjë kandidatë të propozuar nga Lista Serbe.

”Ne do të marrim pjesë, do të respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si AAK nuk votojmë kandidat të Listës Serbe” ka thënë Kadrijaj për Indeksonline.

Po ashtu deputetja e AAK-së thotë Aleanca nuk ka as votë për Nenad Rashiq.

Në fund, Kadrijaj për Indeksonline thotë se kjo situatë ka ardhur si pasojë e lojrave të Kurtit dhe ai po e mban pengë Qeverinë dhe duhet të bëjë zgjidhje./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.