Mobi Casa

AAK: Qeveria me AAK-në, pjesë e luftës speciale

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Shkrimet e fundit në media për gjoja një koalicion të ri qeverisës ku do të përfshihej edhe AAK, sipas kësaj partije janë trillime ordinere, që për qëllim kanë diskreditimin e AAK-së dhe Liderin e saj Ramush Haradinaj.

“Për hirë të informimit të sakt, e njoftojmë opinionin publik, se nuk ka asgjë të vërtetë nga pazaret imagjinare për një qeveri ku do të përfshihej AAK-ja, dhe se kjo parti, së bashku edhe me dy partitë tjera opozitare, do të vazhdojë kauzën e saj të drejtë e të vendosur në ndaljen e degradimit të mëtutjeshëm të qeverisjes së vendit”, thuhet në komunikatën e AAK-së, transmeton zeri.info.

Lexoni komunikaten e plote:

Shkimet e fundit në media për gjoja një koalicion të ri qeverisës ku do të përfshihej edhe AAK, janë trillime ordinere, që për qëllim kanë diskreditimin e AAK-së dhe Liderin e saj Ramush Haradinaj.

Për hirë të informimit të sakt, e njoftojmë opinionin publik, se nuk ka asgjë të vërtetë nga pazaret imagjinare për një qeveri ku do të përfshihej AAK-ja, dhe se kjo parti, së bashku edhe me dy partitë tjera opozitare, do të vazhdojë kauzën e saj të drejtë e të vendosur në ndaljen e degradimit të mëtutjeshëm të qeverisjes së vendit.

Uji Dea

Ata që e kanë katandisur vendin në këtë gjendje duhet të japin përgjegjesi, e jo të përfshihen në trillime ordinere, për gjoja marrëveshje të AAK-së me koalicionin PDK-LDK. Se cili do të jetë qëndrimi i AAK-së për qeverisjen në vend, në besojmë se qeveria, do ta marrë përgjigjen me 17 shkurt.

Në vazhdën e sulmeve të paskrupullta ndaj AAK-së dhe kryetarit të saj Haradinaj, që janë sforcuar kohëve të fundit, i shohim edhe shkrimet e fundit të gazetës Bota Sot, e cila përpiqet të sajojë ngjarje të paqena, duke e lidhur familjen Haradinaj, me vrasje të cilat tashmë janë zbardhur nga drejtësia dhe për të cilat janë gjetur fajtorët.

Njëkohësisht u bëjmë me dije të gjithë atyre që shpifin dhe trillojënë kundër nesh, se AAK do ta ndjekë praktikën e deritashme dhe me ta do të shihemi në gjyq.

AAK si parti politike, do të vazhdojë të jetë e palëkundur në mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe të qëytetarëve të saj, pavarësisht se sat ë forta do të jenë shpifjet kundër saj!