FITORJA

AAK: Projekti i Rexhep Kadriut për Gjilanin, po mirëpritet nga qytetarët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kandidati për kryetar të Gjilanit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rexhep Kadriu, mbajti një takim informues për gjendjen në terren me kandidatët për asamble komunale. U vlerësua lartë angazhimi i kandidatëve dhe mënyra e qasjes së tyre në kërkim të votës, gjithnjë duke ruajtur unitetin brenda llojit, gjë që nuk e shohim tek rivalët

Kadriu kërkoi angazhim shtesë nga kandidatët për asamble komunale, në mënyrë që çdo qytetarë të informohet me projektin tonë zhvillimor për Gjilanin. “Këtë besim që po e dëshmojnë qytetarët për ne, e kemi ndërtuar jo lehtë, jo për afat të shkurt kohor. Jemi angazhuar që ti tregojmë qytetarëve se ne jemi ata që e kanë mundësinë me zhvillua vendin, me krijua një standard të ri të qeverisjes në Gjilan, gjë që po vlerësohet lartë kjo nga ana e qytetarëve’, tha Rexhep Kadriu.

GRANDEMALL

Ndërsa, kandidatët për asamble komunale nga lista e AAK-së, veç e veç, informuan kryetarin për gjendjen në terren, dhe thanë se “kjo rritë e AAK-së dhe krejt kjo simpati që sot kemi për subjektin tonë dhe projektin që iu është prezantuar deri më tani, është rezultat i seriozitetit, punës, ndershmërisë së treguar në mandatin e kaluar si nënkryetar i komunës bashkë me dy drejtoritë nga AAK-ja. Me plot përgjegjësi themi se projekti i kandidatit Rexhep Kadriu po mirëpritet nga qytetarët”, u shprehen kandidatët për asamble komunale nga AAK-ja./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.