UBT

AAK po zbrazet me kuadro, forcohet PDK në Kamenicë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Duke pasur parasysh ngjarjet e fundit politike që nga sot delegatja e AAK-së , Arlinda Ismajli – Morina iu është bashkuar zyrtarisht radhës së grupit të delegatëve të PDK-së në Asamblenë Komunale në Kamenicë.

Në një njoftim të degës së PDK-së në Kamenicë thuhet se ky kalim është vullnet i lirë i saj për të qenë pjesë e strukturave të PDK-së.

Mobi Casa

“Ne si degë mirëpresim deputetën Ismajli – Morina dhe i sigurojmë hapësirë dhe bashkëpunim me grupin tonë të delegatëve në Asamblenë Komunale”.

Me këtë përforcim të PDK-së tani përbërja e Kuvendit ka këtë strukturë : PDK – 9 Delegatë, LDK – 8 Delegatë, AKR – 5 Delegatë, AAK – 1 Delegatë, PD – 1 Delegatë,
VV – 1 Delegatë, GIZ – 2 Delegatë./rajonipress/