FITORJA

AAK: Nuk do të ketë diskriminim as në punësim e as në qasjen fizike për personat me nevoja të veçanta

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Shoqata HANDIKOS në Gjilan, sot ishte nikoqire e një delegacioni të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan, i kryesuar nga nënkryetari i saj në nivel qendror, njëherit edhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ahmet Isufi.

Fatmir Shurdhani, kryetar i HANDIKOS-it në Gjilan, informoi delegacionin e AAK-së me problemet qe ballafaqohet kjo shoqatë. “Shumë flitet për punësimin e njerëzve me aftësi të kufizuara, dhe në terren shohim një diskriminim ndaj tyre, domethënë edhe nuk ka punësim në institucione për anëtarët e kësaj shoqate, por edhe ata që janë të punësuar, ose janë larguar ose rrezikojnë të largohen kryesisht për probleme politike që kanë ndërmjet vete kompanitë me institucionet komunale, ku vlenë të theksohet rasti më i frikshëm i largimit të tre anëtarëve tanë, në mesin e të cilëve edhe Avdil Ibishi”, tha Fatmir Shurdhani.

Problem tjetër vazhdon të mbetet edhe qasja fizike e personave me aftësi të kufizuar nëpër rrugët e qytetit dhe rrethinës.”Ne shohim deklarata të përditshme duke u mburrë se po ndërtojnë rrugë me standarde evropiane, ndërsa po të dalim në terren shohim sesa joevropiane janë këto rrugë. “Qasja fizike e personave me aftësi të kufizuara duhet të rregullohet ngjashëm sikur vendet e Bashkimit Evropian, ku i kushtohet kujdes prioritarë rrugëve që mundësojnë qasjen e tyre”, përfundoi kreu i HANDIKOS-it, Fatmir Shurdhani.

GRANDEMALL

Ndërsa, Ahmet Isufi nënkryetar i AAK-së dhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Gjilani, tha se kjo kategori e shoqërisë duhet të jetë prioritet i institucioneve të shtetit, dhe shtim i kujdesit të shtetit ndaj tyre. Ne e kemi obligim ligjor e kushtetues me u kujdes për qytetarët e Kosovës, pa asnjë dallim dhe pa asnjë diskriminim, qoftë në punësimin e tyre në institucione, qoftë ne kompani publike. “Ne jemi të njohur me problemet e shoqatës suaj, sepse kemi udhëheqë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe në atë kohë kemi tregua se nuk duhet të kemi vetëm vullnet, por ta konsiderojmë edhe si prioritet çështjen e personave me aftësi të kufizuar’ , tha Ahmet Isufi.

Tani kemi hy në një fazë zgjedhore nga e cila pritet të dalin institucione të fuqishme dhe serioze me në krye Ramush Haradinajn kryeministër. Puna, angazhimi i Ramushit, na bënë të besojmë fuqishëm se çdo qytetarë i Kosovës, pa asnjë dallim, do të ndihet mirë në shtetin dhe vendin e tyre.”Në projektin Haradinaj kategoria e personave me aftësi të kufizuar do të zë një vend të rëndësishëm, duke e cilësuar si kategori që i jep frymë shoqërisë sonë, e cila meriton përkujdesje të shtuar institucionale, duke ndihmuar në nevojat e tyre, punësim meritor, dhe krijimin e infrastrukturës rrugore për ti mundësuar lëvizje të lirshme çdo qytetari të Republikës së Kosovës”, përfundoi Isufi thuhet në njoftimin e AAK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.