Hidromorava

AAK nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës në asnjë kombinim, sikurse as edhe e kalkulimeve tjera

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – AAK do të jetë opozitë konstruktive si brenda Kuvendit Komunal, ashtu edhe jashtë tij, pra si subjekt politik opozitar më i zëshmi deri më tani, po ashtu më i arsyeshmi. AAK do të veprojë si çdoherë, gjithnjë në interes të qytetarëve të Gjilanit dhe në interes të së përgjithshmes. Jemi shumë të vendosur në skanimin e veprimeve e vendimeve të institucioneve komunale, ndërsa varësisht rëndësisë së tyre, të reagojmë me kujdes e duke qenë shumë real dhe të saktë thuhet në reagimin e degës së AAK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë i AAK-së

Të dashur qytetarë të Gjilanit,
Të nderuara struktura të AAK-së në Gjilan,
Në mbledhjen e sotme të kryesisë së AAK-së në Gjilan, përveç tjerash, u diskutua për zhvillimet politike në Komunën e Gjilanit, pas prishjes së koalicionit qeverisës, zhvillime këto për të cilat u diskutua me kujdes të veçantë në analizë, trajtim e në veprime tona të tanishme.
Prishja e koalicionit qeverisës e ka thelluar edhe më tej hendekun institucional në Gjilan. Që ka ndodh degradim në secilin segment të jetës shoqërore, kjo nuk do diskutim, por çka tani e tutje?

Hidromorava

AAK nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës në asnjë kombinim, sikurse as edhe e kalkulimeve tjera që në syrin tonë politik janë vetëm për interesa krejtësisht të ngushta politike, assesi për Gjilanin e për qytetarët.

AAK do të jetë opozitë konstruktive si brenda Kuvendit Komunal, ashtu edhe jashtë tij, pra si subjekt politik opozitar më i zëshmi deri më tani, po ashtu më i arsyeshmi.
AAK do të veprojë si çdoherë, gjithnjë në interes të qytetarëve të Gjilanit dhe në interes të së përgjithshmes. Jemi shumë të vendosur në skanimin e veprimeve e vendimeve të institucioneve komunale, ndërsa varësisht rëndësisë së tyre, të reagojmë me kujdes e duke qenë shumë real dhe të saktë.
Pra, Aleanca është subjekt politik serioz, nuk lejon ndërhyrje e as nuk ndërhyn për asnjë moment në çështje të brendshme të partive politike. Ne po rritemi në Gjilan dhe krahas punës sonë me dinamikë të madhe për rritjen e partisë, jemi të vëmendshëm edhe në raport me punët e institucioneve të Komunës së Gjilanit.
Aleanca mbetet e hapur pambarimisht për secilin qytetarë që mendon ta bëjë Gjilanin një vend të zhvilluar dhe të jetueshëm!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.