Eko Higjiena

AAK-Nisma nuk i bashkohen VV-së në Kuvend

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Dy subjektet politike opozitare, AAK dhe Nisma, të cilat janë akorduar që në zgjedhjet e reja të shkojnë me një listë të përbashkët, si koalicion parazgjedhor, nuk do ta ndjekin shembullin e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ për rikthim në Kuvend, sado që kontribut i opozitës në Kuvend është tepër i domosdoshëm për mbikëqyrjen e afërt të punës së Qeverisë dhe ndikimin pozitiv në procesin ligjvënës, si dhe në vendimmarrjen me rëndësi jetike për qytetarin.

Boshti i ri opozitar synon ta çojë vendin në zgjedhje të reja

Deputeti Enver Hoti, nga Nisma për Kosovën, tha se boshti opozitar AAK-NISMA është duke ndërtuar platformën e re për qeverisjen e vendit, prandaj nuk ka dhe nuk shohin asnjë arsye që i bën të binden se opozita duhet të kthehet në Kuvend, për t’i mundësuar koalicionit PDK-LDK vazhdimin e mëtejmë të qeverisjes jolegjitime dhe shkelëse të Kushtetutës,shkruan sot Gazeta Kosova Sot

Dy subjektet politike opozitare, AAK dhe Nisma, të cilat janë akorduar që në zgjedhjet e reja të shkojnë me një listë të përbashkët, si koalicion parazgjedhor, nuk do ta ndjekin shembullin e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ për rikthim në Kuvend, sado që kontribut i opozitës në Kuvend është tepër i domosdoshëm për mbikëqyrjen e afërt të punës së Qeverisë dhe ndikimin pozitiv në procesin ligjvënës, si dhe në vendimmarrjen me rëndësi jetike për qytetarin.

Hidromorava

AAK-ja dhe Nisma si listë e përbashkët janë në përgatitje e sipër për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe jo për pjesëmarrje në punën e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti Enver Hoti, nga Nisma për Kosovën, tha se boshti opozitar AAK-NISMA është duke ndërtuar platformën e re për qeverisjen e vendit, prandaj nuk ka dhe nuk shohin asnjë arsye që i bën të binden se opozita duhet të kthehet në Kuvend, për t’i mundësuar koalicionit PDK-LDK vazhdimin e mëtejmë të qeverisjes jolegjitime dhe shkelëse të Kushtetutës. ‘Qeveria dhe Parlamenti tanimë e kanë humbur legjitimitetin e vet për të marrë vendime të rëndësishme në interes të vendit dhe qytetarëve, ne jemi duke u përgatitur fuqishëm që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, të parakohshme, dhe ne si bosht opozitar, duke marrë parasysh edhe mbështetjen që e kemi nga qytetarët dhe organizatat e tjera politike, mendojmë se do t’ia dalim dhe do të fitojmë, për të qenë edhe në udhëheqje të vendit, për t’i dhënë krejtësisht një drejtim të ri qeverisjes së vendit”, tha Hoti për “Kosova Sot”. Ai ka pohuar se mbetet në përgjegjësi të “Vetëvendosjes” pjesëmarrja e tyre në Kuvend dhe trupat kuvendare, që mund t’i shkojnë për shtati vetëm Qeverisë shkelëse të Kushtetutës, por jo edhe interesit qytetar.

Mbikëqyrja e Qeverisë u dobësua

Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme të dy blloqeve opozitare, pro dhe kundër pjesëmarrjes në punën e Kuvendit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe analistët politikë konsiderojnë se përcaktimi pro ose kundër mbetet një vlerësim dhe vendim nga vetë subjektet politike dhe përgjegjësia e tyre, por gjithsesi e dinamizon jetën parlamentare dhe mbikëqyrjen e ekzekutivit.“Vendimi i opozitës për të bojkotuar Kuvendin dhe tani vendimi i ‘Vetëvendosjes’ që të kthehet në Kuvend janë veprime demokratike dhe u takojnë partive individualisht që të zgjedhin për metodat që do të përdorin për të kundërshtuar Qeverinë. Sidoqoftë, mospjesëmarrja e opozitës në Kuvend ka ndikuar negativisht në kualitetin e ligjeve, pastaj mosmbikëqyrjen adekuate të Qeverisë, si dhe mungesën e alternativave qeverisëse”, u shpreh Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës.“Kthimi i ‘Vetëvendosjes’ në Kuvend do të gjallërojë debatin parlamentar dhe do të rrisë seriozitetin e punës së këtij institucioni në tërësi. Kthimi i dy subjekteve tjera opozitare në Kuvend është më i vështirë, pasi ‘Vetëvendosje’ nuk e ka mohuar kthimin që nga fillimi i bojkotit dhe është dukur sikur po e bën këtë për shkak të ruajtjes së unitetit të opozitës. Më i befasishëm është kthimi pa kushte, pasi është deklaruar se nuk e njohin legjitimitetin e kësaj qeverie dhe tani si deputetë duhet të mbikëqyrin këtë qeveri”, theksoi ai. “Opozita duhet të ketë një strategji më të qartë për arritje të synimeve të tyre politike dhe në momente të caktuara të mos e mbivlerësojë fuqinë e vet politike”, tha Krasniqi./kosova sot/