Fundamenti

AAK: Në Kosovë nuk ka qeverisje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këshilli i Departamenteve i AAK-së vlerësoi sot se mungesa e qeverisjes në Kosovë po shkakton vazhdimësinë e gjendjes së keqe në vend.Nën kryesimin e Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Këshilli i Departamenteve theksoi mungesën e politikave zhvillimore në secilin sektor të Qeverisë së Kosovës, duke u përqendruar në vazhdimin e improvizimeve qeverisëse, thuhet në një kumtesë të kësaj partie.

“Këshilli i Departamenteve i AAK-së, ndër të tjera, vlerësoi se:

• Qeveria po improvizon në çështjet që lidhen me plotësimin e Kontratës Kolektive, duke bërë të pasaktë përmbushjen e Kontratës sa i përket 0.5 përqindëshit në paga;

• Mungesa e sigurisë juridike po vazhdon të ndikojë negativisht në ekonominë e Kosovës, derisa kualiteti i drejtësisë është domosdoshmëri për fillimin e zhvillimeve pozitive në vend;

• Qeveria nuk ka kurrfarë politikash institucionale për luftimin e dukurive negative të ndërlidhura me aferat korruptive dhe llojet e ndryshme të krimit;

• Sistemi shëndetësor është vazhdimësi e gjendjes së keqe, duke mos dhënë asnjë element dëshmie për ndryshimin e kësaj gjendje;

Uji Dea

• Politikat bujqësore janë qartësisht jo-produktive dhe subvencionet duhet të orientohen kah produktiviteti;

• Gjendja në arsimin në Kosovë është një prej pikave më të dobëta të qeverisjes

• Politikat qeveritare në raport me mërgatën e Kosovës janë vazhdimësi e projekteve të dështuara të qeverisë së kaluar;

• Nuk vërehet asnjë masë efektive qeveritare për zhvillimin ekonomik, përkundrazi politikat qeveritare vazhdojnë të jenë në shpenzimet buxhetore;

• Gjendja në sektorin e energjetikës ka mbetur e njëjtë sikurse ajo në vitin 2007, duke mos u zhvilluar asnjë hap më tutje”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.