RCCOLA

AAK në Gjilan, shënon përvjetorin e themelimit përmes dhënies vullnetare të gjakut

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut, anëtarë të kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, duke shënuar kësisoj edhe përvjetorin e 19-të të themelimit të AAK-së në Gjilan, dhuruan vullnetarisht gjak në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Gjilan.

Hidromorava

Dhurimi i gjakut është vetëdije, humanizëm, dhe krah në momentin e duhur për tjetrin që ka nevojë. Ndjenja humane duhet të na përcjell kudo dhe kurdoherë. Nuk ka rëndësi mosha, gjinia, përkatësia fetare, kombëtare, ngjyra. Të dhurojmë gjak për të gjithë ata që mund të kenë nevojë. Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa kur ne bëhemi arsyeje që tjetri të jetojë, të shpëtojë. Të dhurosh gjak, jo vetëm që ke shpëtua tjetrin, por edhe vetën. Andaj, mos të kursehemi, ta ndihmojmë tjetrin që ka nevojë thuhet në njoftimin e AAK-së./rajonipress/