ARKATANA

AAK në Gjilan beson në pafajësinë e UÇK-së dhe secilit pjesëtar të saj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – AAK mbetet e vendosur që t’iu krijojë kushte të mira veteranëve dhe invalidëve të luftës si dhe familjeve të dëshmorëve. Nuk kemi qenë asnjëherë larg tyre e kësisoj dhe më fuqishëm do të jemi në të ardhmen.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, Nazim Gagica bashkë me ish-Komandantin e ZOK-ut, Ahmet Isufi dhe me bashkëpunëtorë kanë vizituar sot Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Gjilan ku u mirëpritëm nga kryetari Xhevdet Mehmeti me bashkëpunëtorë.

AAK në Gjilan e ruan traditën e bashkëpunimit dhe kujdesit ndaj kategorive të lirisë, kategori këto pa të kontributin dhe sakrificën e të cilave ka qenë e pa imagjinuar liria, shteti, ushtria dhe jeta jonë.

Për AAK-n, lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e drejtë, e domosdoshme dhe e pa alternativë, kësisoj do të mbetet përgjithmonë.

ARKATANA

AAK beson në pafajësinë e UÇK-së dhe secilit pjesëtar të saj, sepse lufta ka ndodhur në tokën tonë, në shtëpitë tona e duke qenë të okupuar, të përndjekur e burgosur, të vrarë e masakruar me dekada.

Nuk ka Gjykatë e as përpjekje të kujtdo qoftë që ka mundësi me e njollosë luftën çlirimtare sepse ajo ishte e imponuar, sepse ajo ndodhi si përpjekje për me i mbrojt fëmijët, gratë, pleqtë dhe të gjithë njerëzit e pafajshëm.
Nëse diku ka një pikë drejtësie, çlirimtarët do të lirohet të pafajshëm.

AAK mbetet e vendosur që t’iu krijojë kushte të mira veteranëve dhe invalidëve të luftës si dhe familjeve të dëshmorëve. Nuk kemi qenë asnjëherë larg tyre e kësisoj dhe më fuqishëm do të jemi në të ardhmen./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.