Fundamenti

AAK: Mos subvencionimi goditje për kombajnerët

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Komisioni për bujqësi në kuadër të AAK-së në Gjilan, konstaton se vendimi i MBPZHR për mos-subvencionim të naftës për autokombajnerë, është goditje për kombajnerët dhe përmes tyre të gjithë prodhuesit e grurit. Vlerësojmë se ky vendim i pa analizuar si nga niveli qendrorë dhe ai lokal, ka prodhuar çmimin prej 120 €/ha, e që është shumë i lartë dhe bie në barrë të prodhuesit bujqësorë-fermerit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Dega në Gjilan, duke e vlerësuar kulturën e grurit të një rëndësie të veçantë, qoftë nga aspekti i rëndësisë ekonomike poashtu edhe nga aspekti strategjik, kërkojmë nga të gjitha palët e përfshira në fushatë mobilizim të plotë për grumbullimin e çdo kokrre të grurit.

Komisioni për bujqësi në kuadër të AAK-së në Gjilan, konstaton se vendimi i MBPZHR për mos-subvencionim të naftës për autokombajnerë, është goditje për kombajnerët dhe përmes tyre të gjithë prodhuesit e grurit. Vlerësojmë se ky vendim i pa analizuar si nga niveli qendrorë dhe ai lokal, ka prodhuar çmimin prej 120 €/ha, e që është shumë i lartë dhe bie në barrë të prodhuesit bujqësorë-fermerit.

Sipas komisionit të AAK-së në Gjilan, i cili shprehë brengën për gjendjen e utokombajnave që do të angazhohen në fushatë dhe mundësitë buxhetore të kombajnerëve për t`i mirëmbajtur këto makineri, pasi që shumica e autokombajnave janë të amortizuar, kërkojmë nga Drejtoria e Bujqësisë që të formojë komision profesional, i cili do të vlerësoj gjendjen teknike të secilit autokombajnë.

Me qëllim të zvogëlimit të humbjeve në kondita të lejueshme është i domosdoshëm subvencionimi i pjesëve rezervë për autokombajna. Subvencionimi duhet të bëhet me prioritet për pjesët që drejtpërsëdrejti ndikojnë në zvogëlimin e humbjeve siç janë sitat dhe pjesët të cilat kanë nevojë të ndërrohen disa herë gjatë sezonës.

Uji Dea

Komisioni për Bujqësi i AAK-së –Gjilan, apelon tek të gjithë bujqit që pas korrjes, hamulloret mos të ndizen, sepse me këtë veprim shkatërrohen gjallesat e korës së tokës dhe mikroorganizmat që kanë rol të rëndësishëm në zbërthimin e materieve organike në ngastrat e tyre.

Gjatë këtij viti falë konditave të volitshme klimatike priten rendimente të kënaqshme të grurit.

AAK premton dhe zotohet se me marrjen e përgjegjësive në nivelin qendrorë dhe atë lokal, do të rrisë përkujdesin për të gjithë prodhuesit bujqësorë, që atyre t`i kthehet vendi i merituar i Bujkut-Fermerit, pasi që rreth 60% e popullsisë jeton nga bujqësia ose merret me bujqësi.

Njëkohësisht, do të krijohen kondita për një bujqësi të avancuar, përmes subvencioneve në impute kualitative bujqësore, mekanizimit bujqësorë, derivative për qëllime bujqësore, trajnimeve dhe këshillimeve të fermerëve,etj thuhet në reagimin e komisionit për bujqësi të AAK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.