ARKATANA

AAK: Mobilizohet Përlepnica

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Përlepnica vlerëson se 22 tetori është fillimi i ndryshimit për Gjilanin. Të bindur në triumfin e kandidatit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Gjilanit, Rexhep Kadriu, përlepnicasit presin tjetërsim të imazhit të komunës së Gjilanit.

Kandidati i AAK-s për të parin e Gjilanit, Rexhep Kadriu, falënderoi bashkëvendësit e tij të Përlepnicës për angazhim e deritanishëm dhe ftoi për mobilizim përgjithshëm për datën e ndryshimit për Gjilanin. “Është fyerje për qytetarët nëse në këtë fushatë flasim për kanalizim, ujë, rrugë. Këto janë punë përmes të cilave askush nuk guxon me përfitua, sepse këto probleme pas 22 tetorit nuk do të jenë tema që diskutohen”, tha Rexhep Kadriu.

Uji Dea

Ai tha se të qenit pjesë e institucioneve lokale në bashkëqeverisje, kemi dëshmuar se ekziston mundësia që Gjilani të orientohet kah zhvillimi. “Për herë të parë qytetarët e kanë pasur mundësinë që për çdo problem të tyre të priten nga dikush me përgjegjësi në komunë, pa bërë kërkesa për takime dhe pa pasur nevojë për pritje. Ne iu kemi ofrua zgjidhje, më e pakta që është bë, i kemi vizituar”, shtoi Kadriu.

AAK është projekti i ndryshimit, sepse është subjekti garues që ka listën më të përgatitur. “Pas 22 tetorit, nuk ka me pas ambulanta që punojnë veç deri ora 20:00, sepse sëmundjet punojnë edhe natën, e për të qen i shëndetshëm qytetari, ne do të kujdesemi për ambientin, ndërsa ambienti është i pastër veç atëherë kur në trafik kemi pakë makina, porse makinave iu duhen rrugë, ne kemi projekte edhe për këtë”, përfundoi Rexhep Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.