Mobi Casa

AAK: Mireshi në përkrahje të Rexhep Kadriut

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ibish Ibishi, kryetar i nëndegës së AAK-së në Miresh dhe njëherit kandidat për këshilltar komunal, i ka bërë thirrje të gjithë bashkvendasve të tij, që të votojnë numrin 62 dhe Rexhep Kadriun, nëse duan që të mos ankohen më, siç ka ndodhur këto 7 vjetët e fundit.

Kanë vazhduar tubimet e AAK-së Dega në Gjilan, duke qëndruar të dielën në fshatin Miresh

Qindra simpatizantë të Aleancës dhe banorë të Mireshit, të dielën ishin mbledhur për të pritur kryetarin e ardhshëm të Gjilanit Rexhep Kadriu. Ndërsa, Rexhep Kadriu i shoqëruar nga bartësi i listës së AAK-së Selami Xhemaili dhe ekipin e tij të fitores, krenar iu bashkuan turmës që do të sjellë ndryshimin më 3 nëntor.

Ibish Ibishi, kryetar i nëndegës së AAK-së në Miresh dhe njëherit kandidat për këshilltar komunal, i ka bërë thirrje të gjithë bashkvendasve të tij, që të votojnë numrin 62 dhe Rexhep Kadriun, nëse duan që të mos ankohen më, siç ka ndodhur këto 7 vjetët e fundit.

Ai ka kërkuar nga banorët e Mireshit që t`i japin besimin kryetarit Kadriu për të parin e Gjilanit, sepse sipas tij, është pikërisht kryetari Kadriu, ai që ka kthyer besimin tek qytetarët se një ditë do të bëhet më mirë.

Mobi Casa

Selami Xhemaili, nënkryetar i parë i AAK-së dhe bartës i listës ka falënderuar Mireshin për mikpritjen dhe bollëkun e votova që ky fshat gjithmonë servon për Aleancën. Ai ka kërkuar përkrahje të mëtutjeshme, duke thënë se tani është momenti kur jemi më së afërmi realitetit, ndryshimit dhe se ndryshimi vjen vetëm me punë dhe me Rexhep Kadriun në krye.

Drita Maliqi, nënkryetare e LDD-së në Gjilan dhe kandidate për këshilltare komunale ka thënë se ndjehet krenare që është pjesë e këtij karavani të fitores dhe se me përgjegjësi po e bartin porosinë e dy liderëve të tyre, duke dëshmuar se me punë do të mund të sjellin ndryshimin që gjilanasit po kërkojnë.

Ndërkaq, Rexhep Kadriu kryetar i Aleancës dhe kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit, ka thënë se me punë po e tregojnë se dinë, munden dhe po i`a dalin.
“Shembullin më të mirë tek qytetari e kemi dhënë nëpërmjet punës. Duke e parë që ndryshimi është mase i nevojshëm, ne kemi nisur me projekte dhe plane strategjike për zhvillim, jo me mashtrime, por me punë”, ka thënë kryetari Kadriu.

Tubimi i Aleancës në Miresh është vazhdimësi e tubimeve elektorale që Aleanca ka nisur qysh me nisjen e muajit të fushatës, ndërsa gjithnjë ka dëshmuar përkrahje nëpërmjet numrit të madh të qytetarëve që kanë marrë pjesë në këto tubime thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/