Uji Dea

AAK: Meritor për lirinë dhe Kosovën shtet, është i gjithë populli

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, i uron të gjithë qytetarët e Republikës, në veçanti të Gjilanit pa kontributin e të cilëve shteti ynë nuk do të ishte këtu ku është sot thuhet në urimin e Rexhep Kadriut të AAK-së.

Kosova nga sot po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, dhe sa herë që kremtojmë përvjetorët me këtë rëndësi, është e pamundur të mos kujtojmë rrugën nga kemi ardhur, përpjekjet me shekuj, dhe sakrificën e shqiptarëve pavarësisht formave të organizimit për rezistencë.

Uji Dea

Për këtë ditë, meritorë është populli shqiptar, burra e gra, djemë e vajza, të rinjë e të reja, jemi të gjithë. Është bërë shumë punë, dhe shumë mbetet për tu bërë. Kosova sot përballet me tema të vështira, prandaj kërkohet unitet politik, tejkalim të politikave ditore, menjanim të agjendave partiake, dhe vullnet për ti afrua shtetit e popullit tonë një zgjidhje të qëndrueshme.

Kosova as dje, as sot e as nesër nuk do ti ndahet rrugës së integrimeve euro-atlantike, në koordinim të plotë me miqtë tanë ndërkombëtar. Gjithmonë mirënjohëse ShBA-ve, shteteve të fuqishme evropiane për ndihmën që i kanë dhënë vendit tonë në të gjitha proceset. Urime Kosovë 11 vjetori i Pavarësisë!/rajonipress/