ARKATANA

AAK: Me këtë përkrahje qytetare, për katër vitet e ardhshme, Rexhep Kadriu në krye të Gjilanit

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Malësia e Zhegocit përmes një tubimi madhështorë, të organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në vazhdën e tubimeve me qytetarë, i ka dëshiruar mirëseardhje kandidatit për kryetar të Gjilanit nga radhët e AAK-së, Rexhep Kadriu. 

Në këtë tubim elektoral, u bë prezantimi edhe i kandidatit për asamble komunale nga kjo anë, Islam Rashiti. Ai u zotua se vota për at dhe për Rexhep Kadriun, është në interes të Malësisë së Zhegocit. Nënkryetari i AAK-së, njëherit shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Ahmet Isufi tha se kur është në pyetje Malësia e Zhegocit, fjalët nuk kanë vend, sepse këtu lypset punë. “Besoj fuqishëm se Gjilanit i është ofrua një kandidat për kryetar i cili njeh në thelb problemet e kësaj ane dhe i cili ka projekte konkrete për me ia përmirësuar jetën banorëve të kësaj ane. Jepni votën me shumicë për Rexhep Kadriun, në mënyrë që vëmendja e qeverisë komunale të kthehet këndej”, tha Ahmet Isufi.

I pranishëm në këtë tubim ishte edhe kreu i AAK-së, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai pasi falënderoi banorët e Malësisë së Zhegocit për pritjen e ngrohtë që i bën, tha se duket qartë gjendja në Malësinë e Zhegocit, gjendja e rënduar e banorëve këtu. Shihet se nuk ka prekë dora e shtetit këtu, madje as e komunës. “Ju keni nevojë për rrugë, që fëmijët tuaj me pas ma lehtë me ardhë në shkollë. Keni nevojë për punësim, subvencione në bujqësi, zhvillim e ndërtim. Për me i realizua këto, besoj se kandidati për kryetar Rexhep Kadriu, ka projekt për zgjidhjen e këtyre problemeve, dhe mbi të gjitha ka vullnet. Përkrahne Rexhep Kadriun, sepse e di se ka me punua për të mirën tuaj, të Gjilanit”, tha Ramush Haradinaj.

Mobi Casa

Rexhep Kadriu, kandidat nga AAK-ja për të parin e Gjilanit, tha se në mandatin e kaluar, në bashkëqeverisje në Gjilan, kemi dëshmuar se dimë të udhëheqim dhe të jemi afër qytetarit në cilëndo kohë dhe për çfardo problemi. “Ne sonte jemi këtu për të shpalosë programin tonë qeverisës për katër vitet e ardhshme, program që në vete përmban zgjidhje për shumë probleme të trashëguara tani e shumë vite. Zotohem para jush se, me qeverisjen e AAK-së në Gjilan, prioritet do të kenë studenti e arsimi, mjeku e shëndetësia, bujku e bujqësia, të rinjtë e punësimi, prodhimi e cilësia. Po ashtu, qeveria Haradinaj, dhe qeverisja e AAK-së në Gjilan, shtëpinë e UÇK-s do ta bëjmë “Shtëpi Muze”, dhe problemi i infrastrukturës këtu do te zgjidhet”, tha Rexhep Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.