ARKATANA

AAK mbetet në koalicion, por heq dorë nga urbanizmi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Lulzim Leci tha se do të mbeten në koalicion për hir të votave që i kanë dhënë koalicionit. Jemi pajtuar që LDK-ja të merr drejtorinë e urbanizmit kurse ne të marrim një drejtori tjetër tha për rajonipress Leci.

Dega e AAK-së më në fund e dha vendimin e saj. Lulzim Leci i tha rajonipressit se në takimin e së mërkurës janë dakorduar që AAK edhe më tutje të mbetet në koalicion për hir të shumë zhvillimeve dhe në veçanti për hir të asaj që kemi punuar dhe kemi mbledhur vota për këtë koalicion që është sot.

Leci tutje tha se AAK gjithashtu ka hequr dorë nga drejtoria e urbanizmit kurse pritet që të marrë një drejtori tjetër. “LDK-së i mbetet që të udhëheq me urbanizmin tash e tutje “tha Leci.

Uji Dea

Në vendimin e kryesisë së AAK-së të nënshkruar nga Lulzim Leci thuhet se “Duke u mbështetur në punën që e ka bërë AAK dhe aktivistët e saj për të siguruar votat e mbështetësve të AAK-së për t’i fituar zgjedhjet e fundit komunale në Kamenicë kryetari i LDK-së Shaip Surdulli; Duke llogaritur punën e suksesshme të të gjithë përfaqësuesve të AAK-së në qeverisjen komunale; Duke parë nevojat e qytetarëve të Kamenicës dhe përgjegjësitë që kemi marrë para tyre në zgjedhjet e fundit komunale; Kryesia e Degës së AAK-së vlerëson se edhe përkundër faktit se partneri i koalicionit, LDK nuk iu ka përmbajtur të gjitha premtimeve për ndarje të barabartë të përgjegjësive në qeverisje, AAK nuk mendon se duhet të dalë nga koalicioni duke ua kthyer shpinën votuesve të saj dhe gjithë qytetarëve të Komunës sonë, meqenëse AAK-së iu ka besuar vota pikërisht për të qenë pjesë e qeverisë komunale”.

Edhe Shaip Surdulli i kontaktuar nga rajonipress tha se më në fund ndihet mirë pas vendimit të AAK-së. “Ne do të vazhdojmë të punojmë në të mirë të qytetarëve të Kamenicës dhe do të punojmë edhe më mirë në të ardhmen”. Surdulli tha se drejtoria e Urbanizmit ka pasur nevojë për një njeri profesionist i cili e njeh punën dhe profesionin. /rajonipress/

Mund të ju interesoj: