UBT

AAK: Marrëveshja për asociacionin duhet të rishkruhet

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Propozimi i presidentit të Republikës, Hashim Thaçi për formimin e një Komision të veçantë për Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, nuk është mirëpritur nga partia e Ramush Haradinajt.

Sipas AAK-së, e gjitha kjo është vetëm një improvizim i Thaçit. Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë për Indeksonline se kjo është një tallje me politikën dhe me drejtësinë.

“Si është e mundur qe ai të gabojë deri në këtë masë. Si është e mundur që një Komision të prodhojë diçka mbi bazën e një marrëveshjeje që është në kundërshtim me Kushtetutën, në të gjitha nenet e saj. Kjo është tallje me politiken dhe me drejtësinë. Por duket se Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, u ka lëshu mjekër Gjykata Kushtetuese, e cila përtej mandatit të saj, iu ka sugjeruar atyre se si të dalin prej situatës, dhe u ka propozuar një ‘statut’ për Asociacionin”, ka thënë Nitaj.
Sipas tij, kjo e fundit nuk është në mandatin e Gjykatës Kushtetuese.

Uji Dea

“Ata kanë pasur për detyrë ta vlerësojnë përputhshmërinë e Marrëveshjes për Asociacionin me Kushtetutën e Kosovës, dhe këtu përfundon puna e tyre. Çdo gjë tjetër, është e parëndësishme dhe nuk është në mandatin e Gjykatës. Qysh kur Gjykata Kushtetuese ka rol këshillëdhënës”, ka thënë ai.
Nitaj ka shtuar, duke thënë, se presidenti dhe kryeministri duhet ta kuptojnë se marrëveshja për asociacionin duhet të rishkruhet që të mos ketë nevojë për kurrfarë komisionesh improvizuese.

Ndryshe, i pari i Presidencës, gjatë takimit që zhvilloi me disa deputetë të Parlamentit Evropian ka thënë se themelimi i Asociacionit do të jetë në përputhshmëri me ligjet e Kosovës dhe Kushtetutën e saj.

“Si president u zotova që do t’i kryejmë të gjitha punët, duke themeluar edhe komisionin për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Një Asociacion që nuk do të ketë aspekt ekzekutiv dhe legjislativ, por që do të jetë në përputhshmëri me ligjet e Kosovës dhe standardet evropiane”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.