Fundamenti

AAK – LDD koalicion i shpëtimit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drita Maliqi, kandidate për këshilltare komunale nga radhët e LDD-së, ka kërkuar banorët që të votojnë koalicionin AAK-LDD, njëherit koalicionin e shpëtimit sepse arkitekturën e Gjilanit mund ta ndryshojë vetëm një arkitekt, e ai është Rexhep Kadriu.

Banorë të shumtë të lagjes “Dheu i Bardhë”, kanë pritur mbrëmë kryetarin e AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, për t`i dhënë mbështetjen e tyre drejt fitores më 3 nëntor. Kryetarët e nëndegëve të Dheut të Bardhë bashkë me kandidatët për këshilltarë komunal nga kjo lagje siç janë: Sokol Haziri, Drita Ismaili, Drita Maliqi, Saranda Rashiti dhe Ardian Ademi, janë angazhuar vazhdimisht që edhe kjo lagje të jetë njëra nga bastionet e AAK-së.

Drita Ismajli, koordinatore e lagjes dhe kandidate për këshilltare komunale, i ka bërë thirrje fqinjëve të saj që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë Rexhep Kadriun për kryetar të komunës së Gjilanit, ndërsa ka premtuar se ai do të angazhohet maksimalisht në përmbushjen e kërkesave të qytetarëve, të papërmbushura deri më sot.

Sokol Haziri, poashtu kandidat për këshilltar komunal nga kjo lagje, ka thënë se ndihet krenar që si kryesues i grupit të këshilltarëve të AAK-së të mandatit që po e lëmë, ka qenë pjesë konstruktive e zhvillimeve dhe se si përfaqësues të Aleancës janë munduar që gjithmonë t`i paraqesin dhe mbrojnë interesat e qytetarëve.

Drita Maliqi, kandidate për këshilltare komunale nga radhët e LDD-së, ka kërkuar banorët që të votojnë koalicionin AAK-LDD, njëherit koalicionin e shpëtimit sepse arkitekturën e Gjilanit mund ta ndryshojë vetëm një arkitekt, e ai është Rexhep Kadriu.

UBT

Ardian Ademi, poashtu kandidat për këshilltarë komunal nga Dhei i Bardhë, ka kërkuar që të votohet me përgjegjësi sepse siç ka thënë ai, një votë është shumë e rëndësishme për të ardhmen tonë.

Ndërkaq kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, ka thënë se ai do të punojë maksimalisht në përmbushjen e prioriteteve për Dheun e Bardhë.

“Këto prioritete do të fillojnë të realizohen qysh në mandatin tim të parë, sepse unë kam për qëllim që të marrë postin e kryetarit të komunës me vetëm një qëllim, që ti jap qytetarëve të Gjilanit, e jo ti marrë ashtu siç kanë bërë deri më sot”, ka thënë kryetari Kadriu.

Ai edhe njëherë ka kërkuar përkrahjen e qytetarëve të lagjes Dheu i Bardhë, ndërsa i ka premtuar se me punë, do të sjellë ndryshimin që secili qytetarë i Gjilanit sot po e kërkon.

Në këtë tubim, kanë marrë pjesë bartësi i listës së AAK-së Selami Xhemaili dhe kandidatët për këshilltarë komunal, të cilët përkrahin kryetarin Kadriu në të gjitha tubimet e mbajtura me nëndeg thuhet nw njoftimin e degës sw AAK-sw nw Gjilan./rajonipres/.