FITORJA

AAK: Lagjja “Arbëria”, fuqishëm në mbështetje të Rexhep Kadriut, ia zbehë shpresat rivalëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është fuqizuar, këtë e dëshmon tubimi në lagjen “Arbëria” dhe “Zabeli”, lagje të cilat njihen si faktor i rëndësishëm në Gjilan, dhe si përcaktues i fituesit të zgjedhjeve edhe të kaluara, por edhe për zgjedhjet e 22 tetorit të këtij viti. Në këtë tubim madhështor që AAK mbajti me qytetarë të lagjes Arbëria dhe Zabeli, i bëhet e qartë rivalëve se Gjilanin do ta udhëheqë Rexhep Kadriu.

Në këtë tubim u bë prezantimi edhe i kandidatëve për asamble komunale nga kjo lagje; Shefqet Ajeti, Arlind Vokshi dhe Avdyl Ibishi, të cilët vlerësohen lartë për angazhimin e tyre në dobi të shoqërisë, të cilët u zotuan se do të jenë zë i fuqishëm i kërkesave të komunitetit, gjithnjë duke pasur garancë seriozitetin dhe ndershmërinë e kandidatit për kryetar, Rexhep Kadriu.

FITORJA

Kandidati për kryetar të Gjilanit, Rexhep Kadriu pasi vlerësoj lart gatishmërinë e banorëve të lagjes “Arbëria” për ti sjell ndryshim Gjilanit, tha se komuna jonë pas 22 tetorit do të ketë një shkollë të re qeverisëse. “Ne zotohemi para të gjithëve se në mandatin e ardhshëm katër vjeçar, Gjilani me projektin tonë zhvillimor, do të ndryshoj dhe do të bëhet një komunë joshëse për të gjithë. Ju e dini se kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjithmonë ka qenë i interesuar që Anamorava të jetë fuqishëm prezent në planin qeverisës, andaj me Haradinajn kryeministër, dhe me udhëheqjen tonë këtu, Gjilani pas katër vitesh do ta ketë krejt një imazh ndryshe. Ne kemi dëshmuar se mbajmë fjalën, dhe shikohemi në sy me qytetarin, sepse konsiderojmë se jemi shërbëtor të qytetarëve. Arbëria në mandatin tonë, do të bëhet me shërbime mjekësore 24/7, dhe me çerdhe moderne”, tha Rexhep Kadriu.

Ndryshe, ky është tubimi i parë me qytetarë që organizon AAK në Gjilan, pas një maratone me takime mobilizuese që ka pasur dhe po vazhdon të ketë me strukturat e saj nëpër nëndegë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.