Hidromorava

AAK: Kurban Bajrami, na thërret për unitet, barazi e solidaritet

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, në prag të Kurban Bajramit, në këtë natë të madhe, të gjithë qytetarëve të besimit islam të Gjilanit, i përcjellë urimet më të përzemërta në këtë festë.

Festa e Kurban Bajramit, na bënë thirrje që si shoqëri, si shtet e si komb, të ruajmë traditën që në vete ngërthen vlera të larta njerëzore, humane, të mirëkuptimit e bashkëjetesës, na thërret për unitet e barazi, drejtësi e përparim. Na thërret për respekt e pranim të tjetrit.

Mobi Casa

AAK uron që në këtë ditë të sakrificës, të forcohen lidhjet familjare, inatet të mposhten nga dashuria për njëri-tjetrin. Mes nesh, të gjithëve, le të dominojë fuqishëm zëri i arsyes, i sigurisë. Rrugëtimi bashkë për të mirën e përgjithshme, na bën më të fortë përballë çdo sfide, përballë vetvetes dhe çdokujt tjetër. Urime!