Fundamenti

AAK kundërshton privatizimin e çerdhes në Integj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Rexhep Kadriu dhe Kryesia e AAK-së Dega në Gjilan, kanë reaguar ndaj privatizimit të qendrës “Integj” në Gjilan, nga Agjensioni Kosovar i Privatizimit.
“Ne e kuptojmë rëndësinë e procesit të privatizimit si hallkë kryesore e kalimit të tranzicionit, por megjithatë, ky proces duhet t`i përshtatet rrethanave dhe mjedisit.

Shitja e aseteve me likuidim të ndërtesave të cilat janë të nevojshme dhe në interes për qytetarët si dhe gjenerojnë produktivitet për shtetin, duhet të intervenohet që shitja e këtyre aseteve të mos ndodhë. Rast konkret është shitja e aseteve të ndërtesës (P+1) me sipërfaqe 742 metra katrorë së bashku me oborrin që e rrethon, i cili përbënë sipërfaqen totale prej 9020 metra katrorë” thuhet në reagimin e AAK-së.

Uji Dea

Sipas kryetarit të AAK-së Rexhep Kadriu për çerdhen e fëmijëve “Integj” në Gjilan, komuna është dashur të bëjë marrëveshje me AKP-në për ndërrim të pronës për shkak të nevojës që kanë qytetarët për këtë institucion, pasi që në Komunën e Gjilanit kanë qenë tri çerdhe të kësaj natyre, njëra te shkolla fillore “ Thimi Mitko”, e cila është mbyllur dhe ka kaluar në një objekt privat ku paguhet qeraja prej 800 euro për çdo muaj dhe “Integji”, e cila po privatizohet dhe rrjedhimisht Komuna e Gjilanit po mbetet me një çerdhe të vetme, atë “Ardhmëria” në Dardani.

“Arsyeja pse nuk duhet të ndodhë është mungesa e madhe që Gjilani ka për institucionet parashkollore, institucione këto vitale për zhvillimin e shoqërisë. Ndërsa Kuvendi Komunal, nuk po bënë asnjë përpjekje për ndalimin e kësaj dukurie, përderisa duhet të bëjë përpjekje maksimale për shtimin e numrit të këtyre institucioneve, ku dihet mirë se në çdo 10 mijë banorë duhet që së paku të ekzistojë një institucion parashkollor” mendon Kadriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.