Fundamenti

AAK kundër reketit dhe fajdeve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në emër të Partisë së Ramush Haradinajt, Sekretari i Përgjithshëm i AAK’së, Burim Ramadani ka treguar planin e partisë së tij për luftimin e reketit dhe fajdeve në Kosovë.

Sipas këtij zyrtari të AAK’së, reketi dhe fajdeja në Kosovë luftohen duke themeluar Njësitit të veçantë vetëm kundër Reketit dhe Fajdeve në kuadër të Policisë së Kosovës.

Pika e dytë e AAK’së është fuqizimi i Drejtorisë së Krimeve të Rënda; fuqizimi i Drejtorisë së Krimeve Ekonomike etj.

Këto ide të AAK’së janë dhënë një ditë pas raportit të Freedom House që e rëndit Kosovën keq sa i përket lirisë së shprehjes, demokratizimit dhe luftimit të korrupsionit.

Për këto të këqija, Burim Ramadani ka thënë se degradimi i demokracisë në Kosovë ka arritur në nivelin më shqetësues.

“Raporti i “Freedom House” për vitin 2013 vlerëson se Kosova gjendet më së keqi në rajon për secilën fushë, duke degraduar në krahasim me tri vjetët e kaluara. Degradimi më i madh i evidentuar në këtë raport është sidomos tek Korrupsioni”, ka thënë Ramadani gjatë një konference për media.

Mobi Casa

Deputeti Ramadani ka përmendur se niveli i lirisë së shprehjes është në nivel me vendet më të prapambetura të botës.

“Për nivelin e lirisë, Kosova është saktësisht njëjtë me këto vende:1. Armenia

2. Maldivet; 3. Maroko; 4. Nikaragua; 5. Shri Lanka; 6. Togo; 7. Uganda”, ka thënë ai.

Sipas Ramadanit, AAK’ja është e përkushtuar që të luftojë fuqishëm korrupsionin dhe krimin e organizuar, përmes ndërtimit dhe zhvillimit të mekanzimave ligjorë për sundimin e ligjit.

“Të gjithë ata/ato që shpërdorojnë asetet publike, paratë e qytetarëve dhe përfshihen në afera të ndryshme do të dalin menjeherë para drejtësisë. Nuk duhet dhe nuk mund të ketë kompromis në dëm të ligjit dhe në dëm të qytetarëve”, ka shtuar ai.