GRANDEMALL

AAK konstaton parregullsi të shumta

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – AAK konstaton se janë evidentuar parregullsi të shumta, raste këto për të cilat Aleanca në Gjilan, ka marrë masat e duhura për shqyrtimin e tyre.

Sipas të dhënave të marra në teren, qendrat e votimit në qytet janë hapur në kohë, ndërsa në fshatin Llashticë dhe Livoq të Epërm (qendra serbe), qendrat e votimit janë hapur me vonesë, për shkak të ndërrimit të kutive me fletëvotime. Ky keqkuptim është rregulluar dhe tani gjithçka është në rregull.

AAK ka evidentuar edhe disa mangësi, duke përfshirë këtu qendrën e votimit në Gumnishte, ku nga 390 votues zyrtar nga ky fshat, 50% e tyre duhet të votojnë dikund tjetër thuhet në njoftimin e degës së AAK-së.

Sipas AAK-së në qendrën serbe të votimit në Livoq ku janë të regjistruar 144 votues zyrtar, janë dërguar 800 fletëvotime. Me intervenimin e AAK-së në Gjilan, fletëvotimet e tepërta janë kthyer.

Mobi Casa

Gjithashtu, në disa qendra ka edhe mangësi të fletëvotimeve. AAK ka evidentuar mangësi në këto qendra, Llocë 5 fletëvotime më pak, qendra e votimit në shkollën fillorë “Selami Hallaqi” 198 fletëvotime më pak, në Miresh 91 fletëvotime më pak dhe në shkollën e mesme teknike “Mehmet Isai” 4 fletëvotime më pak.

Ndërsa sa i përket daljes së qytetarëve në votim, AAK ka këto shifra:

“Abaz Ajeti” 0401d nga 15787 votues, kanë dalë 730 ose 4.62%
“Thimi Mitko” 0401x nga 15833 votues, kanë dalë 708 ose 4.47%
“Selami Hallaqi” nga 6898 votues, kanë dalë 359 ose 5.20%
“Musa Zajmi” nga 6590 votues, kanë dalë 324 ose 4.92%
“Arbëria” nga 5291 votues, kanë dalë 230 ose 4.35%
“Mehmet Isai” nga 5106 votues, kanë dalë 282 ose 5.52%
“Bresalc” nga 3679 votues kanë dalë 174 ose 4.73%
“Kishnapole” nga 1070 votues kanë dalë 52 ose 4.86
“Miresh”, nga 3141 votues kanë dalë 153 ose 4.87 %
“Malishevë”, nga 3422 votues kanë dalë 210 ose 6.14%
“Pogragja” nga 1912 votues, kanë dalë 55 ose 2.88%
“Zhegër” nga 4796 votues, kanë dalë 325 ose 6.78%
“Cernica” nga 2645 votues, kanë dalë 186 ose 7.03%
“Perlepnica” nga 2664 votues, kanë dalë 177 ose 6.64%
“Velekince” nga 1653 votues, kanë dalë 59 ose 3.57%
“Livoq I Ulët” nga 1688 votues, kanë dalë 85 ose 5.04%
“Llashtica” nga 1669 votues, kanë dalë 133 ose 7.97%
“Shurdhan” nga 834 votues, kanë dalë 34 ose 4.08%
“Livoq i Epërm” nga 1700 votues, kanë dalë 82 ose 4.82%
“Lladovë” nga 800 votues, kanë dalë 80 ose 10%
“Uglarë” nga 1315 votues, kanë dalë 97 ose 7.38%
“Verbica e Zhegocit”
“Gumnishte” nga 390 votues, kanë dalë 30 ose 7.69%
“Bilinicë” nga 406 votues, kanë dalë 41 ose 10.10%
“Bukovik” nga 309 votues, kanë dalë 24 ose 7.77%
“Llocë” nga 350 votues, kanë dalë 25 ose 7.14%
“Kravaricë” nga 250 votues, kanë dalë 21 ose 8.40%
“Shillovë” qendra serbe – nga 650 votues, kanë dalë 51 ose 7.85%, Ponesh serbe
“Cernicë” qendra serbe – nga 299 votues, kanë dalë 8 ose 2.68%
“Kmetoc” Qendra serbe – nga 333 votues, kanë dalë 37 ose 11.11%
“Livoq i Epërm” qendra serbe – nga 144 votues, kanë dalë 1 ose 0.69% thuhet në komunikatën e AAK dega në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.