FIDANISHTJA

AAK konsolidon fuqishëm nëndegët e saja në teren

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Gjilan, të hënën u zhvillua takimi fundit i dhjetë ditëshit intensiv të takimeve të kryesisë me kryetarët e nëndegëve.

Nënkryetari i parë i AAK-së në Gjilan Selami Xhemajli dhe sekretari i përgjithshëm i AAK-së në Gjilan Nazim Gagica, u takuan me kryetarët e nëndegëve të AAK-së në Përlepnicë, Miresh, Kmetovc, Malishevë, Capar, Bukovik, Uglarë, Pogragjë, Bilinicë, Lladovë, Stublinë, Nasalë dhe Zhegër.

Nënkryetari i parë i AAK-së në Gjilan u shpreh se takimet me kryetarët e nëndegëve kanë përmbyllë një fazë mjaft efektive të identifikimit të situatës aktuale në teren, duke përfshirë këtu edhe përfundimin me hapjen e zyreve të nëndegëve si dhe konsolidimin e kryesive.

Hidromorava

Ai ka thënë se është mjaft i kënaqur me aktivitetin që po zhvillohet nga aktivistët e Aleancës, ndërsa ka shtuar se takime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen, në mënyrë që të jemi në hap me çdo lëvizje që bëhet në teren.

Edhe kryetarët e nëndegëve, përfshirë këtu edhe tre koordinatorët Ibish Ibishi, Fadil Ramadani dhe Sami Azemi, janë shprehur të kënaqur me punën që është bërë deri më tani, duke shtuar se ky angazhim dhe kjo punë do të shtohet akoma më shumë në ditët në vijim.

Kryesia e AAK-së në Gjilan, njëherit gjatë këtij takimi, në të cilin ishte prezent edhe kryetari i nëndegës së Zhegrës, Shaqri Isufi, ka uruar atë dhe të gjithë qytetarët e Zhegrës për themelimin e komunës, duke thënë se kjo do ta ndihmojë shumë zhvillimin e vet Zhegrës, duke krijuar kështu mundësi të reja pune për qytetarët dhe duke ofruar mundësi për zhvillimin dhe përdorimin e resurseve dhe kapaciteteve të asaj pjese./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.