Hidromorava

AAK ka një rini të strukturuar

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan, është takuar me kryesisë dhe kryetarët e nëndegëve të Aleancës së të Rinjve në Gjilan. Ai është pritur nga një numër i madh i të rinjve të Aleancës, me të cilët bashkë kanë diskutuar për të arriturat e ARK-së dhe hapat e mëtejmë.

Gjatë kësaj jave, kryetari Kadriu ka nisur iniciativën për mbajtjen e takimeve me strukturat e Aleancës, ndërsa gjatë takimit me të rinjtë, ka thënë se ai del para të rinjve të ARK-së me kërkesa të qarta, për hapat e mëtejmë të fazës përfundimtare të të gjithë fushatës që është bërë dhe do të bëhet për fitoren e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.

“Secili nga ne, në momentin që me dëshirë kemi marrë vendim të jemi pjesë e Aleancës, mbi vete kemi edhe përgjegjësinë për veprime konkrete dhe punë, prandaj edhe kërkojë nga ju, që të jeni pjesë aktive në procesin vendimmarrës drejt fitores së AAK-së në nëntor”, ka thënë Kadriu.

Nazim Gagica, sekretar i përgjithshëm i AAK-së në Gjilan, ka thënë se mbështetje ndaj Aleancës do të thotë mbështetje ndaj vetes, për secilin të ri në të ardhmen.
“Ai që e ka rininë, e ka pushtetin pa asnjë dilemë. Ne si Aleancë kemi fatin të kemi një rini të mirë dhe të strukturuar, prandaj kërkojë që të bashkuar ashtu siç kemi qenë deri tani, të punojmë deri në fund të këtij procesi”, ka thënë Gagica.

FITORJA

Ndërkaq kryetari i ARK-së në Gjilan Labinot Hyseni, ka falënderuar kryetarin Kadriu për takimin me ARK-në, duke premtuar mbështetjen e të rinjve, me intenzitet edhe më të shtuar se deri më tani.

“Ne si Aleancë e të rinjve premtojmë bashkëpunim, angazhim dhe të kështu të arrijmë sukseset e merituara në nëntor”, ka thënë Hyseni.

Në këtë takim, pos kryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm, ka marrë pjesë edhe sekretari organizativ i AAK-së në Gjilan Hamid Azemi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.