RCCOLA

AAK-ja tërhiqet nga dialogu

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

AAK-ja ka vendosur që të mos e mbështesë më dialogun me Serbinë. Ka paralajmëruar edhe tërheqjen nga ekipi dialogues kosovar. Ky subjekt politik që drejtohet nga Ramush Haradinaj, ndonëse në opozitë, gjatë gjithë mandatit të shkuar qeveritar e kishte mbështetur procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Madje nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala, kishte pranuar të ishte koordinator i ekipit kosovar. Tash ai pritet të tërhiqet.

“Aleanca do të jetë opozitë dhe nuk merr pjesë në bisedime”, ka thënë të martën deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, kur është pyetur për Shalën.

Uji Dea

“Në Parlament ekzistojnë votat e mjaftueshme në këtë konstelacion politik dhe është në përgjegjësi të tyre dialogu, por edhe të gjitha proceset e tjera”, ka shtuar ajo, në një prononcim për “Kohën Ditore”.

Qeveria e drejtuar nga PDK-ja ka drejtuar procesin dialogues me Serbinë. Ajo nuk kishte shumicën e kualifikuar në Kuvend, pra dy të tretat e të gjithë deputetëve, të nevojshme për të ratifikuar marrëveshjet që mbërriheshin. Por edhe me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar PDK-ja arriti ta siguronte mbështetjen për dialogun edhe nga partia tjetër opozitare, LDK-ja. /koha/