Uji Dea

AAK-ja si PDK-ja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Drejtuesit e LDK’së kanë reaguar pas deklaratave të kandidatit të AAK’së për Prishtinën se do të duhej që të diskutohej ideja për formimin e Komunës së Kodrës së Trimave.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti ka vlerësuar se Besnik Tahiri po i jep mbështetje “deklaratave të papërgjegjshme” të Thaçit për komunë të re në këtë lagje të Prishtinës, e cila konsiderohet si bastion i LDK’së.

“Tahiri u thirrë në parime të qeverisjes lokale për ketë qëndrim të tij. Por, ai po të ishte parimor do të deklaronte së Prishtinës i duhet Ligji për Kryeqytetin se kështu thotë Kushtetuta e Kosovës. Mosmiratimi i Ligjit është shkelje kushtetuese. Tani, cilat parime po i mbron Tahiri”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

Hidromorava

Ndërkohë, Tahiri ka sugjeruar formimin e një komisioni nga Qeveria, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Planifikimit dhe Shoqërinë Civile, qytetarët dhe mbi të gjitha banorët për të studiuar shqyrtimin e kushteve të themelimit të Komunës së Kodrës së Trimave.

Formimi i komunës së re është kundërshtuar ashpër nga LDK-ja, e cila vlerëson se kjo është tendencë e PDK-së për të shpërndarë votuesit e partive opozitare. Por, drejtuesit e Qeverisë dhe të partive në pushtet theksojnë se formimi i komunave të reja bëhet pas kërkesave të banorëve.