UBT

AAK-ja si AKR-ja e 2010-s

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

PDK-ja e Kryeministrit Hashim Thaçi, e ka kthyer AAK-në në të njëjtën pozitë që ishte AKR-ja në 2010-n. Nga një parti e zhurmshme opozitare, është bërë subjekt që mbron politikat e Thaçit, madje edhe kur për to kreu i Qeverisë nuk e gjen përkrahjen e plotë te deputetët e partisë që drejton.

Ahmet Isufi nënkryetar në AAK, ka thënë të jetë perceptim i gabuar ky.
“Nuk ka ngjashmëri këtu. Ka më shumë dobësim të qeverisjes dhe një çakordim të brendshëm të Qeverisë. Kjo po ndikon tani që të aludohet në ndonjë partner, dhe analistët dhe të tjerët më së shumti po e shohin Aleancën, duke e pasur parasysh pozicionin e saj, votat e saj, dhe kjo më shumë është një kalkulim që po bëhet”, ka thënë Isufi, për gazetën “Koha Ditore”.

RCCOLA

“Megjithatë ne kemi mbajtur dhe jemi duke mbajtur qëndrimin opozitarë deri sa kemi pozicionin e tillë të përcaktuar nga votat e qytetarëve”.