Hidromorava

AAK-ja kundër ndryshimeve në marrëveshjen e 10 qershorit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas LDK-së që mori sugjerimin e degëve të veta që Isa Mustafa të nominohet për kryeministër, edhe degët e AAK-së janë mbledhur të hënën për t’i dhënë mbështetje liderit të tyre, Ramush Haradinaj.

Ata janë shprehur të vendosur që të mos e ndryshojnë marrëveshjen e 10 qershorit edhe me çmimin e prishjes së koalicionit.

AAK-ja ka bërë përgjegjëse LDK-në në rast se ndodh ndonjë veprim i njëanshëm ndaj marrëveshjes.

E LDK-ja e drejtuar nga Isa Mustafa pritet të vendosë përfundimisht sot (e martë) se cila do të jetë e ardhmja e bllokut.

Dy partnerët e tjerë të koalicionit, Albin Kurti i “Vetëvendosjes” dhe Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën po bëjnë përpjekjet e fundit për ta shpëtuar koalicionin që për pesë muaj qëndroi bashkë. Të hënën ata kanë zhvilluar një takim me Ramush Haradinajn, por pa ndonjë rezultat. Pozicioni i Haradinajt ka qenë i njëjtë.

FITORJA

Qeverisjen me PDK-në nuk e ka përjashtuar deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi.

Pas takimit me kryetarët e degëve ai ka thënë se deri në fund do t’i përmbahen marrëveshjes së arritur më 10 qershor.

Nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatqiu, ka thënë se kjo parti vazhdon të insistojë në rishqyrtimin e marrëveshjes së 10 qershorit, ngase Gjykata Kushtetuese e pamundësoi që ajo të zbatohet në tërësi.

Zyrtarë të LDK-së në kushte anonimiteti i kanë thënë gazetës se për LDK-në opsioni i vetëm i pranueshëm është Isa Mustafa kryeministër.

E PDK-ja është duke pritur përçarjen eventuale të bllokut për ta marrë ndonjërën prej partive në koalicion. /koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.