UBT

AAK-ja e Gjilanit strategjitë e reja i krijon në Durrës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ahmet Isufi ka thënë se të gjithë ata që po punojnë për këtë fitore në Gjilan, janë një ekip që garanton fitore, nëpërmjet punës dhe angazhimeve maksimale që po bëhen në teren duke shprehur përkrahjen e tij maksimale për kryetarin Rexhep Kadriu dhe për të gjithë nëndegën.

Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, së bashku me të gjithë strukturën e AAK-së, gjatë kësaj fundjave krijuan strategji të reja pune, të cilat do të përdoren tutje, për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vjeshtë.

E gjithë struktura e AAK-së në Gjilan, më datën 7,8 dhe 9 qershor, qëndruan në Shqipëri, ku u organizua një ekskursion pune, me të gjithë strukturën e ngushtë dhe të gjerë të degës thuhet në njoftim të AAK-së dega në Gjilan.

Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, së bashku me të gjithë strukturën e AAK-së, gjatë kësaj fundjave krijuan strategji të reja pune, të cilat do të përdoren tutje, për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vjeshtë.

Hidromorava

Në këtë takim pune, ku u dhanë ide dhe propozime të ndryshme si nga struktura e ngushtë poashtu edhe nga anëtarët e strukturës së gjerë, u bë konsolidimi i Shtabit Zgjedhor si dhe u bë formimi i komisioneve punuese.

Në këtë takim, morri pjesë edhe nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi, i cili edhe njëherë shprehu përkrahjen e tij maksimale për kryetarin Rexhep Kadriu dhe për të gjithë nëndegën.

Ai tha se të gjithë ata që po punojnë për këtë fitore në Gjilan, janë një ekip që garanton fitore, nëpërmjet punës dhe angazhimeve maksimale që po bëhen./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.