AAK i ofron emrat Lutfi Hazirit

Gjilan – AAK dega në Gjilan tashmë i ka dhënë dy emra Lutfi Hazirit për të udhëhequr me drejtorinë e shërbimeve publike dhe atë të administratës së përgjithshme. Sokol Haziri do të udhëheq me shërbimet publike kurse Nazim Gagica me administratën e përgjithshme.
AAK e cila është në koalicion me LDK e Lutfi Hazirit tashmë ka propozuar dy emra për të udhëhequr me dy dikaster komunal. AAK sipas marrëveshjes ka marrë dy drejtori, atë të shërbimeve publike dhe të administratës së përgjithshme, raporton rajonipress.
Kreu i AAK-së Rexhep Kadriu i cili është edhe nënkryetar i komunës tha për rajonipress se gjatë ditës pritet të zyrtarizohen emrat e dy drejtorive, por ai nuk ka dashur të bëjë publike kandidatët e këtyre drejtorive.
Megjithatë burimet tona brenda AAK-së thanë se kryesia e degës së AAK-së është përcaktuar që Nazim Gagica të jetë drejtor në administratën e përgjithshme derisa Sokol Haziri në drejtorinë e shërbimeve publike./rajonipress/