RCCOLA

AAK fton qytetarët që masovisht t’i drejtohen kutive të votimit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan bazuar në raportimet e Komisionerëve dhe vëzhguesve nëpër qendra të votimit, njofton se të gjitha Qendrat janë hapur me kohë dhe nuk është shënuar ndonjë parregullsi që mund të shpërfaq ndonjë pengesë për fillimin e procesit të votimit.

AAK fton qytetarët që masovisht t’i drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre përmes mekanizmit demokratik, votës.

Mobi Casa

Pjesëmarrja në votime është investim për të ardhmen e Gjilanit, andaj duke votuar ne bëhemi hisedarë të zhvillimit të Komunës.
Sot është ditë feste për popullin e Kosovës, për qytetarët e Gjilanit thuhet në njoftimin e zyrës për Informim të AAK-së, në Gjilan./rajonipress/