Eko Higjiena

AAK fton për dorëheqje ministrat Rexhepi e Buja

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është e tronditur thellë pas lajmit për krimin e rëndë të vrasjes edhe të një nxënësi në objektin shkollor, në këtë rast në shkollën ”Arkitekt Sinani” në Mitrovicë.

AAK kërkon përgjegjësi të menjëhershme morale, institucionale dhe politike nga Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, dhe ministri i Arsimit, Ramë Buja, të cilët asnjëherë nuk e kanë vendosur në prioritet sigurinë në shkolla, përkundër kërkesës së vazhdueshme të Departamentit për Sundim të Ligjit në AAK për tash e tri vjet me radhë. Kërkesat e tilla kanë qenë të vazhdueshme edhe nga shoqëria civile dhe organizatat e ndryshme vendore e ndërkombëtare, transmeton rtk.

Mobi Casa

Tragjedia e sotme nuk është e para dhe duhet të jetë e fundit. A duhet të ndodh ndonjë katastrofë në shkolla të Kosovës që Ministrat Rexhepi dhe Buja të japin dorëheqje?

AAK dhe kryetari Ramush Haradinaj shprehin dhimbjen e thellë për humbjen e jetës të nxënësit sot në Mitrovicë dhe i shprehin ngushëllimet më të thella për familjen e tij.