Fundamenti

AAK formon degën – i paraprinë themelimit të Zhegrës Komunë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, i përcjellë nga anëtarët e kryesisë së degës, qëndroi në fshatin Zhegër, për të dëshmuar mbështetjen që AAK ofron, në krijimin e Zhegrës komunë.

Me këtë rast, u formua këshilli iniciues për themelimin e Degës së AAK-së në Zhegër, hap ky i cili i paraprinë projektit final të qytetarëve të Zhegrës, „Zhegra Komuna Ime“.

Ky projekt, pos përkrahjes dhe mbështetjes maksimale nga kryetari Kadriu dhe e gjithë dega e AAK-së në Gjilan, është përkrahur edhe nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj si dhe nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi, të cilët kanë deklaruar se qëndrojnë prapa kësaj ideje dhe dëshire që Zhegra të jetë komunë në vete thuhet në njoftimin e AAK-së.

Fundamenti

Ky projekt është mbështetur edhe nga Kryesia e AAK-së në Gjilan, të cilët në mbledhjen e 20 qershorit, u deklaruan pro dhe ofruan të gjithë përkrahjen e nevojshme që kjo gjë të realizohet.

Dega e AAK-së në Zhegër, do të formohet më datën 29.06.2013, ku i pranishëm në këtë manifestim do të jetë edhe lideri Ramush Haradinaj, nënkryetari i AAK-së në nivel qendror Ahmet Isufi, kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu si dhe anëtarë të tjerë të AAK-së si nga niveli lokal, poashtu edhe nga ai qendror./rajonipress/