Eko Higjiena

AAK: Formimi i Ushtrisë, ditë historike për Kosovën dhe rajonin

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan, e përshëndet vendimin me votë unanime të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për Ushtrinë e Kosovës. Pas shumë përpjekjesh e sakrificash, mundime e procese të rënda e të shumta, po përmbyllet procesi i shtetndërtimit.

KKGJILAN

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, si rrallëherë kapërcej çdo ndasi e mospajtim, dhe miratoi pakon ligjore që e bënë FSK-në Ushtri të Kosovës. Krijimi i Ushtrisë së Kosovës dhe i Ministrisë së Mbrojtjes, është vendim historik për Kosovën, për rajonin, dhe për mekanizmat ndërkombëtar të sigurisë, siç është NATO. Ushtria e Kosovës është faktor stabiliteti në rajon, është garantuese e paqes dhe sigurisë, dhe siguron trajtim të barabartë për të gjitha etnitetet në Kosovë. Ushtria më e re, nuk është formuar kundër askujt, por është vendim sovran i shtetit. Vendet e pavarura dhe sovrane, vendosin për rregullimin e brendshëm shtetëror, andaj ky hap i sotshëm i organit më të lartë shtetëror, Kuvendit, është hap i cili lehtëson dhe ndihmon mekanizmat më të fuqishëm ndërkombëtar të sigurisë, për ruajtjen e paqes në rajon e botë thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/